Shtetësia, Meta: Si e ndryshova
paragjykimin për Janullatosin

Shtetësia, Meta: Si e ndryshova<br />paragjykimin për Janullatosin<br>
Presidenti Ilir Meta është rikthyer që të komentojë vendimin për dhënien e shtetësisë për Janullatosin. I ftuar në Opinion, ai tha se Kryepeshkopi i plotëson të gjitha kriteret, pasi ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë.

“Jam shumë i bindur për drejtësinë e këtij vendimi sepse Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret por sepse Ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë.Shtetësia ka qenë jo vetëm një detyrim ndaj të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë por ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e shumë personaliteteve të shquara të vendit tonë.

Edhe unë deri në vitin 2000 kam pasur paragjykimet e mia për Janullatosin, por gjatë vizitës në Boston tek Kisha ortodokse shqiptare, ku takova At Artur LIolin, pata një bisedë vetëm për vetëm me të vetëm për cështjen e Janullatosit. Ai më dha një ide shumë të mirë: “Mos e gjykoni nga kombësia, por shikoheni si një personalitet të besimit”. Disa vite me vonë, publikisht At Artur Liolin do të deklaronte se edhe Imzot Noli, pot ë ishte gjallë do ta priste dhe do ta respektonte Fortlumturinë e Tij.

Ata që ende paragjykojnë Janullatosin më kujtojnë gjyshen dhe djalin tim 6 vjec. Kur isha I vogël gjyshja ime ne fshat, kur bënim zhurmë na trembte duke na thënë: “Erdhi greku, erdhi greku!”, sepse në ato zona historikisht kishte pasur luftra me grekët, ashtu si në Kolonjë, Korcë apo Panarit.

Ndërsa më kujtohet kur para dhjetë vitesh, duke parë një film në Explorer për komunizmin, u bëra kurioz të pyesja djalin i cili ishte vetëm 6 vjec dhe po luante me lodra se ç’mendim kishte ai për komunizmin. Ai pa u menduar fare m’u përgjigj, “komunizmi varte priftërinjtë o ba”, dhe vazhdoi lojën. Këto fjalë të tij më kanë mbetur në mendje se cfarë kishte kuptuar ai nga komunizmi” deklaroi ai.

I pyetur se përse kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk ka mbajtur një meshë për shqiptarët ortodoksë çamë të masakruar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Greqi, Meta u shpreh se kjo nuk është një pyetje për atë, por i duhet drejtuar Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit