Shtetësia për kosovarët, Meta:
Do rrezikonte pezullimin e vizave 

Shtetësia për kosovarët, Meta:<br />Do rrezikonte pezullimin e vizave <br>
Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës në Kosovë ka dhënë edhe një intervistë për RTK në Prishtinë, ku ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovë, duke thënë  se marrja  e shtetësisë shqiptare jo vetëm që nuk zgjidh problemin  e tyre, por mund të sillte edhe pezullimin  e vizave për shqiptarët.

 “Marrja e nënshtetësisë shqiptare për t’iu gëzuar liberalizimit të vizave s’e zgjidh problemin e zhbllokimit të proceseve integruese të Kosovës. Shqipëria është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë. Një lëvizje e pakonsultuar në këtë drejtim mund të sillte pezullimin e vizave edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht nga qëllimi i mirë pozitiv dhe ndihmues që ka një propozim i tillë”, është shprehur Meta për RTK-në.

Meta tha gjithashtu se kushtëzimi i liberalizimit të vizave të Kosovës me demarkacionin është  ‘jo i drejtë”, pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet që burojnë nga udhërrëfyesi, sipas tij.

S’është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që të mos i gëzohen liberalizimit të vizave. Po të varej prej meje dhe për dëshirën e institucioneve të tjera të Shqipërisë kjo gjë do të ishte bërë që dje e jo që sot. Kjo nuk është një zgjidhje, as afatshkurtër dhe as afatgjatë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Meta.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës