Shtetet e BE-së “thellësisht të shqetësuara” nga plani i Netanyahut për aneksim

Shtetet e BE-së “thellësisht të shqetësuara” nga plani i Netanyahut për aneksim

“Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë thellësisht të shqetësuara për njoftimin e një aneksimi të mundshëm të zonave në Bregun Perëndimor, sidomos të Luginës së Jordanit dhe brigjeve veriore të Detit të Vdekur. Nëse zbatohet, kjo do të përbënte një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të shteteve në fjalë.

“Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojnë t’u bëjnë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, të cilat do të rrezikonin mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete të bazuar në kufijtë e vitit 1967 dhe do ta bënin më të vështirë arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtohet në komunikatë, ku gjithashtu tërhiqet vëmendja se 5 vendet evropiane “njohin të drejtën e Izraelit për siguri dhe dënojnë me forcë sulmet e fundit ndaj Izraelit nga Gaza”.

Të mërkurën, BE-ja theksoi se nuk do të njohë asnjë ndryshim në kufijtë përpara vitit 1967 duke përfshirë edhe ata në lidhje me Jerusalemin, me përjashtim të ndryshimeve të rëna dakord nga palët.

Netanyahu deklaroi në fillim të kësaj jave se Izraeli do të imponojë sovranitetin e tij mbi Luginën e Jordanit dhe vendbanimet e tjera në Bregun Perëndimor të pushtuar nëse ai fiton zgjedhjet e përgjithshme të 17 shtatorit.

Deklarata e kryeministrit izraelit shkaktoi një valë të madhe reagimesh dhe indinjate ndërkombëtare nga shtetet arabe, islame dhe shumë vende e organizata të tjera.

Ai shpreson të fitojë zgjedhjet e ardhshme që t’i shpëtojë ndjekjes penale për korrupsion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8, Rithemelimi më i izoluar se talebanët