2 vjet pas rikthimit të debatit për Shtetin Bektashi i zbuluar nga kryeministri Edi Rama fillimisht në New York Times, kreu i PD-së Sali Berisha përsëriti kundërshtinë për krijimin e shtetit bektashi.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale Berisha tha se një projekt i tillë është antikushtetues.
“Kjo aventurë, e cila siç kemi deklaruar më parë, vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë, vjen në kundërshtim të hapur me karakterin laik të shtetit shqiptar që nga themelimi i tij gjer sot, përpiqet të nxisë përçarje fetare në një vend ku toleranca dhe bashkëpunimi fetar është gjëja më madhështore në shpirtin e atij populli”, tha Berisha.
Ndërsa sezoni i ri politik, po troket, Sali Berisha i qëndron idesë se qeveria e kryeministrit Edi Rama mund të rrëzohet vetëm me protesta.
“Kombinimi i formave të protestës është ndoshta i domosdoshëm për rrëzimin e tij. Por, Rama pa protesta qëndron në pushtet edhe 20 vite dhe ai nuk e meriton të qëndrojë as dy orë”, u shpreh kreu i PD.
Ndërsa në sheshin përpara kryeministrisë protestat e nisura në qershor vijojnë, por në shifra fare modeste pjesëmarrjeje, Berisha kërkon t’i japë oksigjen duke ftuar demokratët të bëhen pjesë e saj.
“Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje demokratëve dhe demokrateve të Tiranës, por edhe mbarë Shqipërisë, por në veçanti të Tiranës, që të shndërrojnë shtatorin me pjesëmarrjen e tyre në protestën qytetare në muajin e goditjes vendimtare të regjimit antishqiptar, të regjimit diktatorial autokratik, të narkoregjimit të Edi Ramës dhe të shkojmë si një komb drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.
-
Qepe!!! Djall me brirë!
Përgjigju -
Saliun e urrej per sharjen e Shqipris neper bot dhe bashkimi me bejlerat armiqt e Shqipris,por kete her e ka then drejt.
Përgjigju-
E pa sakte bashkejetesa fetare ne Shqiperi eshte unike , nuk ka shkelje te kushtetutes o kriminel , nje budalla hedh nje gure ne pus dhe 200 te mençur nuk e nxjerin dot o babale mjaft se na e shpife se edhe zoti te ka haruar se i qelb token o kriminel , antishqiptar .
-









Komente
Komento