Mes atraksioneve natyrore që ofron Selenica e Vlorës është edhe vaska me ujë të kripur në Vërmik. Ky është vendi për të cilin kryebashkiaku Nertil Bellaj foli me kryeministrin Edi Rama gjatë "Vajza Fest", duke e përfshirë mes potencialeve turistike të bashkisë.
Gjatë aktivitetit, Bellaj i tregoi Ramës se në Vërmik dhe Bashaj ishte nxjerrë ujë i kripur, teksa prezantonte disa nga pasuritë natyrore të zonës. Komenti i tij u pasua nga batuta e kryeministrit, i cili tha: "Faleminderit Nertil që na the se deti ka ardhur në majë të malit", duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.
Pamjet tregojnë nga afër vaskën me ujë të kripur në Vërmik, një veçori natyrore që i shtohet destinacioneve të tjera të zonës. E vendosur mes peizazhit karakteristik të Labërisë, ajo është një nga pikat që vizitorët mund të ndalojnë për ta parë nga afër gjatë vizitës në këtë fshat.









Komente
Komento