Shteti e kishte lënë në harresë
emigranti rregullon urën e fshatit

Shteti e kishte lënë në harresë<br />emigranti rregullon urën e fshatit
Ura e Cernicës është një ndër shumë ura lidhëse në Shqipëri që e kanë humbur totalisht funksionin e tyre. Mbi këtë urë nuk është vënë dorë prej afro 17 vitesh dhe prej kohësh ka qenë në gjendje të mjerueshme, ndërsa kalimi nga njëri skaj i saj në tjetrin ishte i pamundur.

Ramazan Hoxha, pasi u kthye nga Amerika ku edhe jeton, për në vendlindjen e tij, vendosi të kryente një akt kaq humanitar sa ç'është rindërtimi i urës nga fillimi duke mbuluar vetë çdo shpenzim.

Siç ka thënë vetë Ramazani, kostoja e kësaj pune kaq të madhe ishte 2,000 dollarë dhe sigurisht që do t'ia lehtësojë shumë jetën banorëve të fshatit. Ja si është shprehur Ramazani për portalin 'Jeta Osh Qef': 

"Pershendetje Jeta Osh Qef. Duke u bazuar tek ndihma shembullore qe dha dje djali nga Vlora po jap dhe une shembullin tim pozitiv. Ne fshatin tim te lindjes u shkaterruar ura dhe shteti nuk vuri kurre dore, e vendosa qe te kontriboj me 2.000 dollare duke i shpenzuar ne menyren e duhur dhe jo duke i harxhuar me alkool, droge, bixhoz apo per nje check in ne Jale. Vleresojeni parane dhe beni edhe te tjeret te lumtur!"
ramazan hoxha
ramazan hoxha
ramazan hoxha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes