Rivlerësimi i pasurive me tarifë të ulët 2 % për individët dhe 3% për bizneset që nisi në vitin 2016 dhe vijoi deri në maj të këtij viti ka çuar në buxhetin e shtetit 3.6 miliardë lekë të ardhura ose rreth 26 milionë euro.

Procesi i rivlerësimi i mbyllur tashmë ka rezultuar me një bilanc pozitiv si për qytetarët ashtu edhe për qeverinë. Qytetarët nëpërmjet kësaj mundësie rivlerësuan pasuritë e tyre në vlerat reale të tregut, ndërsa Ministria e Financave raportoi se gjatë periudhës janar-qershor arkëtoi 3.6 miliardë lekë.

Rivlerësimi i i pasurive të paluajtshme me përqindje të ulët u aplikua dy herë në gjashtë vitet e fundit dhe ka rezultuar si një ndërhyrjet me të suksesshme të Ministrisë së Financave në formalizmin afër vlerave të drejta të tregut të pasurive të paluajtshme.

Të gjithë individët me pronësi pasuri të paluajtshme, patën të drejtë të bëjnë rivlerësimin e tyre deri në fund të majit me vlerën e tregut kundrejt një tarife 2 % nga 15 për qind që është aktualisht. Ndërsa për bizneset tarifa e rivlerësimit u vu 3%.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com