Shteti i Urdhrit të Bektashizmit/ Zukali i shoqatës Vatra në Stamboll për Report Tv: Po u krijua do jetë nder për Shqipërinë

Tirane-  Kreu i shoqatës VATRA në Stamboll, Bora Zukali në një intervistë për Report Tv e quan tejet pozitive për Shqipërinë krijimin e shtetit të urdhrit të Bektashizmit. Për emisionin "Sot live në Shqipëri' Zukali e quajti Ramën streteg të madh që e ka planifikuar dhe po u krijua me sukses, do jetë një nder për Shqipërinë. Zukali nënvizon se asnjë luftë nuk ka dalë nga Bektashizmi.

 Pyetje: Përpara se të pyes për reagimet, cili është qëndrimi juaj pas këtij këtij propozimi nga Kryeministri shqiptar për krijimin e shtetit sovran bektashi në vendin tonë?

Zukali: Tani një strategji është planifikuar jo vetëm me Z. Edi Rama por me të gjithe komunitetin bektashian. Qëndra botërore e bektashianëve është themeluar në Tiranë edhe po punon për paqen, për harmoninë dhe për çdo gjë, edhe është shumë aktive, dhe nga të gjithë anët e botës pranohen dhe me Turqinë, me baballararët kanë komunikim dhe kështu po vazhdon situata. 

Për mendimin tim është një situatë e mirë dhe kam komunikuar dhe me komunitetin shqiptar që jetojnë në Turqi, mendojnë një strategji e mirë, e bukur dhe e pranojnë këtë sepse kanë nevojë, sepse në Turqi tarikati Bektashi shekulli XV, ky po vazhdonte dhe kryegjyshi i fundit në Turqi në 1930 kur i mbylli ataturku teqet, mbylli dhe tarikatin bektashjan, dhe u transferuan direkt në Shqipëri dhe themeluan qëndren botërore bektashiane edhe të gjitha ato shërbimet.

Me këtë ka shumë gjëra të bukura sepse Baba Mondi ka qënë shumë aktiv, më së fundmi me Z. Edi Rama kur morën pjesë në Paris, atje në mesazh shumë të fortë ia dhanë të gjithë botës për paqen dhe harmoninë dhe atje e ka treguar që Shqipëria është një shtet laik.

Gazetari: Bektashinjtë e Turqisë kanë reaguar, dhe janë shprehur kundër apo jo?

Zukali: Po, disa ashtu, vetëm këtu një problem ka, se bektashinjtë këtu ndahen, bektashinjtë me shumicë këtu kanë ardhur nga Ballkani, psh Kosova, Maqedonia, Greqia, sepse këtu me shumicë njihen si alevitanë,  e pranojnë edhe bektashizmin dhe këta kanë një përçarje sepse shteti turk nuk i njeh si institucion fetar, kurse bektashinjtë apo alevitanët vetëm ato qendrat që i kanë hapur vetë, atje i bëjnë ritualet dhe nga shteti nuk marrin asnjë pagese apo ndihmë, dhe me njëri tjetrin kanë disa probleme ndërmjet bektashinjtë janë ndarë në një krah dhe alevitanët janë ndarë më një krah tjetër

Dua të them që të gjithë bektashinjtë në Turqi këtë punë po e pranojnë, sepse qëndra botërore bektashiane është shumë aktive edhe në Amerikë, në Evropë dhe Turqi dhe ka lidhje të fortë me besimtarët dhe komunitetet fetare dhe do dalë me sukses kjo punë.

Gazetari: Mediat në Turqi kanë shkruar kundër kësaj ideje. Komuniteti Musliman i Shqipërisë e ka quajtur të rrezikshëm madje ndër rreshta tek reagimi ishte dhe Franca që Komuniteti Musliman i Shqipërisë përfaqëson Islamin. 

Zukali: Dakort, Tarikati bektashi është një krah i islamit vetëm se kanë rituale më të zbutura. Ju e dini, çdo luftë del nga fetë me njëri tjetrin, asnjë luftë nuk ka dalë nga Bektashizmi. Mendoj që ata do ta gjejnë këtë rrugën e mirë sepse Z. Rama është një strategjist shumë i madh dhe e ka planifikuar këtë dhe kjo puna po u krijua me sukses,  do të jetë një nder për Shqipërinë dhe për integrimin e saj në BE. 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maku: 24/09/2024 20:55

    Dmth kur te funjemi ne BE do jemi tok: Shqiperia dhe Bektashia, dy shtete!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion