ITALI - Shteti italian do të nisë së shpejti prodhimin e marijuanës për arsye mjekësore, më saktë për t’i dhënë një shtysë fushës së kurimit terapeutik. Autoriteti përgjegjës për këtë iniciativë të re së qeverisë të shtetit tonë fqinj do të jetë vetë ushtria italiane.
Lajmin e kanë dhënë me bujë vetë mediat në vend pak para zyrtarizimit. Sipas këtyre të fundit kjo iniciativë ka qënë në tavolinë prej vitesh por gjer në fund e kanë shpënë përkatësisht Ministrja e Mbrojtjes, Roberta Pinotti dhe ajo e Mjeksisë, Beatrice Lorenzin. Mësohet se arsyeja e një ngurimi disa vjeçar të ketë qenë frika se mos kjo lëvizje në fushën e mjeksisë do të cilësohej si një hap drejt liberalizimit, si nga ajo pjesë e shoqrisë që është pro konsumit të lirë të marijuanës, dhe për ata që qëndrojnë të vendosur në krahun “anti”.
Në këtë rast nuk bëhet fjalë për konsum “çlodhës” apo për “argëtim”, gjithashtu nuk i shkohet ndesh një pjese të konsiderueshme të shoqërisë italiane që kërkon prej dekadash liberalizimin, në epiqendër mbetet shëndeti. Me këtë synim do të jenë vetë strukturat e ushtrisë italiane që do të bëjnë kultivimin e marijuanës në një fabrikë në qytetin e Firences. Bëhet fjalë dhe për kosto. Në fakt kultivimi zyrtar i brendshëm do të furnizojë firmat farmaceutike në vend për prodhimin e medikamenteve kanabinoidike, me bazë kanabisin, dhe do të ulë çmimin e lartë të këtyre të fundit, gjithmon në favor të pacientëve italianë.
Ndërsa ende diskutohet për dëmet që mund të provokojë konsumi i kanabisit, medikamentet kanabinoidike (të prodhuara me derivatet e marijuanës) njihen prej vitesh për efektet e tyre positive në kurimin terapeutik të sëmundjeve onkologjike. Këto medikamente kanë dhe si efekt uljen e dhimbjeve për sëmundje si skleroza, glaukoma dhe AIDS. Dhe pse nëpër botë kjo tipologji medikamentesh është shumë e kërkuar nga pacientët dhe të sygjeruara nga shumë mjekë, mbeten me çmim tepër të lartë. Përpos kësaj, në fushën e mjekësisë përdorimi i kanabinoidikëve shihet me skepticizëm dhe kontrollohet nga një burokraci e tejzgjatur, në kurriz të pacientëve.
Redaksia Online
(e/n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com