Disa nga makinat e konfiskuara gjatë operacionit “Forca e Ligjit”, që janë provuar me vendim gjykate se janë krijuar përmes parave nga aktivitete kriminale, i kanë kaluar në përdorim shtetit.

Report Tv mëson se Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion dhe Këshilli i Lartë Gjyqësorë janë ndër subjektet që kanë marrë në përdorim automjete të konfiskuara nga operacioni “Forca e Ligjit”, struktura e të cilit, me të njëjtin emër, e ka përmbyllur funksionin e saj para më shumë se 2 vitesh.

Në raportin e Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara rezulton se nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është marrë një BMV vit prodhimi 2012. 

Mes përfituesve është SPAK me dy automjete ndërsa Drejtoria e Policisë së Tiranë ka përfituar një fuoristradë të konfiskuar. OFL e mbylli misionin e saj më 31 dhjetor 2020 dhe nuk dërgon më formularë tek subjektet ndërsa ato procese të hapura në SPAK dhe GJKKO vazhdojnë edhe përtej këtij afati.