Një 25-vjeçar nga Fieri është arrestuar, pasi një ditë më parë ka hedhur drejt selisë së Këshillit të Ministrave një bombë molotov.
Ardian Peshtanaku është prangosur nga Garda dhe më pas iu dorëzua policisë.
I pyetur se cili ishte motivimi i veprimit të tij, Peshtanaku është shprehur se hodhi shishen e benzinës në drejtim të Kryeministrisë, pasi është i mërzitur me shtetin që nuk i zgjidh problemet.
"E kreva pasi shteti nuk më zgjidh hallet", është shprehur përpara policisë 25-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e 24 Korrikut në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.
I riu nga Fieri do të akuzohet për shkatërrim prone me dashje.
Oficerët e komisariatit Nr. 1 kanë ngritur akuzë ndaj të riut për shkatërrim prone, ndërsa sipas Kodit Penal ai rrezikon dënim me gjobë deri në tre vite burgim.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

bombë molotov Kryeministrisë">