20 familje të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan këtë të mërkurë përpara bashkisë së Durrësit, pasi fabromat shkuan tek Ura e Dajlanit për të shembur shtëpitë e ndërtuara pa leje mbi kanalin kullues. Banorët kanë bërë rezistencë duke mos lejuar mjetet e punës së IKMT-së për të vijuar me shembjet.
Disa janë futur në ambientet e pritjes së Bashkisë Durrës dhe paralajmërojnë se nuk do të largohen prej aty deri në gjetjen e një zgjidhjeje për strehimin e tyre. Ata pretendojnë se disa prej shtëpive të shembura ishin të legalizuara dhe një pjesë tjetër në proces legalizimi.
Lajmi kryesor:
Durrës/ Shemben ndërtimet pa leje, 20 familje pa strehë: Kemi ngelur jashtë në të ftohtë! Banorët pengojnë punën e fadromave, ndërhyn policia (VIDEO)








