TIRANE-Prej disa ditësh Report Tv ka ngritur shqetësimin e mbetjeve në lumenj që përfundojnë në fund në det. Ditën e sotme, gazetari i Report Tv Arsen Rusta ishte në grykëderdhjen e Ishmit, mes Kepit të Rodonit dhe fshatit Adriatik ku përfundon 'udhëtimi' i mbetjeve nga Tirana.
Në bregun e detit 'vizitorët' e vetëm në këtë kohë ishin lopët, ndërsa e gjithë zona është e mbushur me mbetje nga më të ndryshmet, plastike, spitalore, pjesë makinash, etj.
Bregu i ngjan një landfilli të hapur, kërcënim real, ndërsa për turizëm as që nuk mund të bëhet fjalë, pasi vendin e tyre e kanë zënë plehrat dhe lopët, ndërsa një tjetër shqetësim i madh është edhe ushqimi i këtyre të fundit.
Një i ri, peshkatar u shpreh për Report Tv se "Ky është Ishmi dhe lumi i Tiranës që bashkohen bashkë, sjellin këto pisllëqe. Sot kam dalë për peshk".
Një tjetër theksoi se më shumë sesa peshk në rrjetat e tyre ka plastikë. "Të gjitha këto vijnë nga Tirana, nuk i sjell deti. Kam 20 vite peshkatar. Dita ditës është akoma më keq. Një herë e kanë pastruar pjesën tjetër, këtej jo. Ka ditë që kapim vetëm plastikë dhe jo peshk, bidona, dhe mbetje që vijnë nga Tirana.
Peshku nuk hahet më këtu, pasi uji është i ndotur. Baseni është i qelbur. Këtu nuk ka vendosur dorë askush, u bënë 30 vite. Lana dhe Fushë Kruja shkarkojnë këtu".
Ministria e Mjedisit këtë vit ka bërë thirrje që turizmi të bëhet brenda vendit për shkak të pandemisë, por edhe për të ndihmuar këtë sektor në një periudhë krize. E ndërsa COVID-it ende nuk i është gjetur ilaçi, pyetja që shtrohet është se cfarë i ka penguar institucionet që të bëjnë pastrimin e lumenjve dhe bregdetit?
Report Tv po e ndjek këtë problematikë prej disa ditësh, ndërsa ping-pongu mes institucioneve vijon, edhe pse Sandër Lleshaj tha pak dië më parë se do të nisë aksioni në të gjithë vendin për pastrimin e lumenjve.
ASNJE LETER NUK duhet te kete ne plazhet tona ,,,e jo te behen plehrat qe sjellin lumejte mullar,,, turp I madh ,,te vendosen rrjeta NGA QEVERIA ne gryke-derdhje te lumejve qe te mbledhin mbeturinat qe sjellin lumejte,,,,,nuk marrin vesh shqiptaret,,,vazhdojne e hedhin plehra ne lume,,,vetem me gjoba marrin vesh...
PërgjigjuTë jesh i varfer nuk eshte turrp por të jesh qelbesire e papaster breket ter m..., eshte turp! Për 30 vjet fshatarët berk-mu...a ndyne cdo gje të shenjte!
PërgjigjuPing pong kane 30 vjet qe luajne ne Ure Vajgurore - qeveria dhe bashkia me guroret dhe furrat e gelqereve. Pasi vjet ne mars zbriti vete lartemadhenia Edvin K. Rama per ti dhene fund masakres mjedisore, situata eshte perkeqesuar. Nuk ka shtet qe ve dore mbi pronaret e guroreve dhe furrave te gelqers se nuk duan te prishen me ta, por me mire ta haje populli qe mashtrohet cdo dy vjet per te votuar mafien politike blu-mavi qe jane bashke kur vidhet dhe vec kur duan vota!
PërgjigjuKa shtet ne europe si e kajne anerr ken pregdete edhe klimen e shqipnis. Kurse ne shqipnin dalin lopete dhe plenate turp.
PërgjigjuSh. mire Report Tv! Per tu lavderuar keto emisione investiguse mbi ndotjen e mjedisit. Gjendja eshte alarmante! Shpresojme te kene impakt edukues e reagues nga opinioni e strukturat pergjegjese.
Përgjigju