Shteti vrau me 21 Janar 2011– tha Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut! Po SPAK pse hesht dhe nuk heton këtë krim shtetëror?

Shteti vrau me 21 Janar 2011– tha Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut! Po SPAK pse hesht dhe nuk heton këtë krim shtetëror?

Sali Berisha dhe Zef Brozi

Hetimi e gjykimi i gjithanshëm i aktit terrorist shtetëror të 21 Janarit 2011është sot jo vetëm detyrim, por edhe test për SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme.

U bëj apel SPAK dhe BKH të guxojnë dhe të fillojnë pa vonesa të mëtejshme hetimet për këtë krim të tmerrshëm shtetëror. Dhe hetimet duhet të fillojnë me atë që ishte në majën e piramidës qeveritare përgjegjëse - ish kryeministri i asaj kohe dhe dhunuesi i përhershëm i institucioneve të Drejtësisë, Sali Berisha.

U bënë 13 vite nga dita e zezë e 21 Janarit 2011 kur akti terrorist shtetëror gjakosi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shteti berishian vrau djallëzisht katër protestues paqësorë e të paarmatosur: Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën e Faik Myrtajn dhe plagosi dhjetëra protestues të tjerë mes të cilëve edhe gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili tani është azilant politik në Belgjikë.

Për turpin e organeve të Drejtësisë as urdhëruesit e organizatorët e këtij krimi shtetëror, as sabotuesit dhe penguesit e hetimeve, as zhdukësit e disa provave të krimit, akoma nuk janë hetuar e gjykuar. Përkundrazi, disa prej tyre janë edhe sot deputetë në Parlament. Duket edhe si një lojë e turpshme sorollatjet për ekspertiza plumbash. 

Hetimi i krimit shtetëror të 21 Janarit mbase është ndër më të lehtit për t’u hetuar sepse provat janë dhe shumë prej tyre dihen publikisht brenda e jashtë Shqipërisë. Mirënjohje e pafund atyre gazetarëve e televizioneve që me kurajo paraqitën në sytë e shqiptarëve dhe gjithë botës se si shteti vrau protestuesit atë 21 Janar.

Mbase si në asnjë tjetër krim nga pushtetarë të lartë, Saliu, që komandonte nga zyra e tij kryeministrore, disa herë ka pohuar publikisht me mburrje e kërcënime në media, televizione e takime se ishte i gatshëm të vriste edhe më shumë, edhe dhjetëra e qindra protestues. Ai madje premtonte “plumbin ballit” për kryetarin e opozitës së 2011-ës. Versionet e tij qesharake, kërcënimet dhe fyerjet ndaj Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, sajimi i grupit puçist dhe ngritja e Komisionit Parlamentar për këtë, moszbatimi i urdhrave të prokurorisë etj., ishin disa nga përpjekjet e Saliut për të sabotuar hetimet dhe për të mos u vënë para drejtësisë.

Ish ministri Basha bën mirë të bashkëpunojë me SPAK-un sepse ai di shumë për të vërtetën e atij krimi shtetëror. Edhe ish- komandanti i Gardës e disa të tjerë nuk duhet të rendojnë veten për të shpëtuar Saliun.

U bëj apel medias, gazetarëve dhe kujtdo që ka prova e fakte të ndihmojnë SPAK-un dhe BKH në hetimin e plotë e të gjithanshëm të aktit terrorist shtetëror të 21 Janarit 2011. 

Përshëndes SPAK dhe Gjykatën e Posaçme për disa hapa inkurajues drejt dhënies fund Pandëshkueshmërisë së krimit e korrupsionit të pushtetarëve e ish pushtetarëve të lartë të çdo kohe. Por qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare presin më shumë prej tyre.

*Zef Brozi, Ish Kryetar i Gjykatës së Kasacionit (23 Shtator 1993 – 21 Shtator 1995)! Uashington, DC 12 Janar 2024.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Voci: 13/01/2024 20:43

    21 Janari eshte heret per tu hetuar, akoma nuk eshte hetuar 2 prill 1991, edhe ather vrau shteti njerez te pafajshem

    Përgjigju
  • Linda: 13/01/2024 17:02

    Shume faleminderit dhe respekt per zotin Brozi .Eshte nje e vertet e madhe dhe shume e dhimbshme qe drejtesia shqiptare nuk po funksionon po vetem "perkedhel" me denime kriminel Berishen duke i dhene kohe te nxjerri dhe ca "filiza" te reja sic eshte funderrina Gazmend Bardhi dhe ca idjiot si Sula me Salianjin! Si mundet rendi te lejoj ato grumbullime posht ballkonit te Sales me cfare te drejte me cfare arsyetimi bllokohen e gjithe rrugica? Mbas asaj rrugice ka nje shkoll ku mesojn nxenes perse cenohet qetesia e zones ? Ku ishim e ku jemi asgjekundi? Kemi nje gjakpires qe rrembeu selin e partis 10 metra larg bulevardit ku vrau dhe nje kriminel qe gerthet nga nje ballkon po 10 metra larg nga bulevardi ku gjakosi!

    Përgjigju
  • Bledi: 13/01/2024 13:25

    Percatjet subjektive nuk kane vlere. Faktet kane. Per fat te keq edhe z. Brozi harron faktet dhe anon neper subjektiven personale. Jo shteti, por qeveria kreu vrasjet. Punonjes te Gardes perdoren arme zjarri ne paligjshmeri dhe vrane e plagosen te pafajshem. Gjasat jane te kene patur urdherim nga eproret dhe keto nga ministri dhe kryeministri i kohes. Keshtu tregojne faktet. Porse ngjarja nese do hetohet ne dinamike dhe e plote, do te evidentoje zinxhirin e veprimeve e mosveprimeve qe sollen dhe pasojen fatale. Ketu z. Brozi e te tjere me ose pa qellim sikur harrojne ose pertojne. Sepse do duhet te rendisnin faktense si ish kreu i opozites sot qeverises, ideoi, organizoi dhe zbatoi nje operacion dhune ekstreme, ne bashkepunim me elemente te sindikatave te krimit te organizuar (si ai australian) te cilet edhe i kishte deputete te tij, duke rekrutuar dhe keqperdoru nje bande kriminale nga rrethinat e Shkodres ne menyre per te krijuar kaos e dhune ne nje proteste e njoftuar paqesore. Proteste mbi nje shkak te cilin te njejtet kishin rekrutuar e keqperdorur nje minister te kabinetit qe pergjonte te tjere per te kompromentuar. Ndaj z. Brozi, SPAK si strukture ekstraligjore e mendjes se disa maskarenjeve te qeverise federale ku ai punon, e ka pak problem te hetoje 21 Janarin ne teresine e saj pasiqe krahas Berishes e Bashes e te tjere i duhet te gjeje nje qeli ne burg per Ramen, Doshin e kodoshet e tjere.

    Përgjigju
    • O bo bo.: 13/01/2024 16:36

      @Bledi. Le ta marrèm tè qènè kètè qè thua dhe e mban pèr "justifikim tè padiskutueshèm" dhe "shfajèsim" tè kryekriminelit. Edhe ato bandat e Australisè apo Indonezisè, po ashtu. Çfarè nènkupton kjo pèr ju? Nènkupton qè kryetradhtari dhe spiuni i Serbisè Sali Berisha, paska tè drejtèn tè jap urdhèr pèr vrasje shqiptarèsh, biles nè momente kur protesta ishte mbyllur dhe qytetarèt po largoheshin? Kèrko njè psikolog diku @Bledi,,bjeri vetes mbrapa sepse nuk je mirè hiç.

  • Fatosi-kosove: 13/01/2024 12:57

    Kur shkruan nje ekspert si zoti Brozi mendoj se ska vend per heshtje apo mosveprim,une si shqiptar quditem se si drejtesia sot veqmas SPAK gjen kohe te merret me raste si aferta gjici psh por nuk paska fakte per gjithe keto qeshtje qe numeron zoti Brozi, nje vrasje sado e vjeter te eshte siq eshte tortura,vrasja dhe zhdukja e Remzi Hoxhes duhet te rihapet dhe te vehen para drejtesise urdherdhensi dhe egzekutoret sepse deshmitaret Jane te gjalle, pastaj pa dallim te gjitha krimet dhe te gjithe kriminelet te jene te barabart para drejtesise, andaj tash po mendoj nese gjici u dashka te denohet 4.5 vite per nje kurve pse kurva te denohet 1.5 vite por mbi te gjitha pse nuk denohet edhe organizatori i keti skandali, po e marrim si te drejten denimin e gjicit per nje kurve ateher sa duhet te denohet nje vrases, e kur fatmirsisht kemi shume deshmitar se sali berisha ka urdheruar vrasje dhe zhdukjae te shume shqiptareve duke filluar nga Remzi Hoxha,Trebicka,vllezrit Haklaj, azem hajdari, gramoz pashko, Gerdeci, 21 janari per te cilin ka edhe video kur sali berisha thot se JO kater por katerqind do ti vrisja ate dite po te vazhdonte protesta andaj çfar pret SPAK, mos valle se pak ka vra dhe duhet te vazhdon akoma deri sa ta mbush kupen per ta denuar 4.5 vite!

    Përgjigju
    • Fatosi-kosove: 13/01/2024 15:09

      I nderuar lesh me qime kadaif, pak rendesi ka se e shkruaj quditem e JO çuditem, me rendesi eshte te thuhet e drejta, pastaj edhe ju si i ndritur dhe i "arsimuar" shkruani me plot gabime,si psh ; Kosovés ne nga kosova e shkruajme kosovës, pra nuk jemi ketu ti gjejme gabimet ne drejteshkrim njeritjetrit por ta themi te verteten i nderuar.

    • @Fatos: 13/01/2024 14:18

      LESH ME QIME, KADAIF. Tè jesh shqiptar i Kosovès, nuk nènkupton tè shkruash si e èma e Zeqos nè majè tè thanès. Gjuha shqipe, nuk mund tè pèrdhunohet sipas dèshirès sè fshatarève. Pèr tè, ka rregulla drejtshkrimore qè janè vendosur nga figura tè ndritura tè gjitha trevave shqiptare. ÇUDITEM nuk bèhet QUDITEM,,,,apo NEXHMIJA nuk èshtè NEGJMIJA,,vetèm se ju qènkeni mèsuar tè flisni kèshtu. Kini ca respekt pèr gjuhèn tonè tè pèrbashkèt dhe rregullat qè duhen respektuar.

  • Rëmpall Delirant Rëxhëp Bule Leka [ kepi ]: 13/01/2024 11:57

    O komentusa keni plotësisht të drejt. SPAKU bën kakën në brek nga krimineli ordiner Sali wc publike. Çfar ekspertize bëjn kta kur krimineli malok qeni bastard Salmuti e ka thën me zë e me figur qē ai i ka vrar. Çfar kërkon SPAK flliqsira ekspertiz. Pse gjygji Ndërkombtar që ka jurist të kalibrit Botror jan budallenj ? E kta plerat e Albanistanit jan zheni me diplloma të blera komplet plera.

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/01/2024 10:53

    21 janar. Viti nuk ka rèndèsi mè sepse asgjè nuk ka ndryshuar qè prej asaj dite tè kobshme. Kryeministri i dalè nga gjaku i asaj dite, do vendosè pèrsèri karafila nè vèndin e rènies sè viktimave nè bulevardin Dèshmorèt e kombit, dhe do tu flasè atyre familjarève qè akoma pranojnè tè bèhen pjesè e kèsaj maskarade tè pèshtirè. Gjaku i 4 tè pushkatuarve, solli po ashtu, shkaktarin e asaj proteste, Ilir hajdutin, nè presidencè, me votat e kètij kryeministri qè sillet sot si èngjèll i lindur. Kjo èshtè e vèrteta e hidhur e karafilave dhe dèrrdèllisjeve boshe. Pa SHBA, pa reformèn qè ATA BÈNÈ, sot Ilir hajduti, Sali perversi dhe ky kryeministèr me ministrat dhe kryetarèt e tij tè bashkive hajdutè, do kishin vazhduar KÇK nè e famshme dhe shkatèrruese kombètare. Çfarè shohèm sot me organet e reja tè drejtèsisè tè dala nga reforma amerikane? I shohèm tè vegjèl,,si ata fèmijèt qè duhen mbèshtetur nè supe, pèr tè bèrè hapat e para. Shohèm reflekset e vjetra tè sjelljes pèrulèse ndaj njè politike kriminale ordinere,,,pèrjetojmè njè gjykatès qè i duhet ti rikujtojè nè sallèn e gjyqit, prokurorit tè SPAK, qè edhe ministri i shèndetèsisè duhet tè ishte hetuar dhe jo lènè pa pèrfshirè? Prokurorèt e SPAK, duket sikur kanè nevojè qè ambasada amerikane, tu vèjè dorèn mbi ballè, pèr tu fshirè djersèt prokurorève, sa herè qè duhet hetuar njè krim monstruoz, ku pèrfshihen politikanè. 21 janar. Shteti shqiptar, ashtu siç ra mè 1997, ra pèr sè dyti dhe rènkon akoma agoninè e vdekjes sè sigurtè. Autori i tè dyjave kètyre katastrofave kombètare,,,del çdo mbasdite nè dritare dhe u dèrdèllis 4-5 palaçove tè asaj qè vetèquhet opozitè,,pèrrallèn e ditès. Ky èshtè arresti shtèpiak i njè kryekrimineli.!!!

    Përgjigju
  • TYT KASAP RËXHËP BULE LEKA [ KEPI ]: 13/01/2024 10:34

    O zoti Zef Brozi po ku ka drejtësi në Albanistan. Po të kishte drejtësi Bajga kryekriminel Sali halja nuk rinte gjith ditën tublef. Po prej kohe duhet të ishte në kafaz qeni zgjebosur Sali halja.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 13/01/2024 10:15

    OK,Z.BROZI: -Është e TMERRSHME se si drejtësia po TALLET me 21 janarin 2011,duke e kaluar dosjen e KRIMIT SHTETËROR TË SB nga një gjykatë në tjetrën kur këtë KRIM DUHET TA HETOI SPAK+GJKO. -Versioni për të bër ekspertizën e plumbit të dëshmorit është VERSION I SB QË KA TREDHUR DREJTËSINË 92. -Nuk ka pse duhen EKSOERTIZA: Dihet që plumbi nuk rddhi nga QIELLI,BEOGRADI A KR3MLINI,Por nga GARDISTËT ME URDHËN. -Dhe dihet se kush mund të urdhëronte para SALI KRIMINELI.Ai as ZOTIN nuk lejon të dali para Tij. -Si ish ushtarak ju them:"..Edhe në kohë LUFTE REALE Ushtari,Polici,Gardisti.. nuk QËLLON PA urdhërin e eprorit kur është i inkuadruar në SKUADËR,TOGË,KOMPANI.." -Vetëm me këtë shpjegim Sb duhet të merret në hetim e burgim për jetë,si vrasës në 33 vite sikurse në 2 prill 1991 Shkodër deri 21 prill 2021 Elbasan me mbi 20.000 të vrarë. -Fakti që Sb nuk është thirrur,Nuk shkon e nuk do të shkoi kurrë në drejtësi,Tashmë Ai po tallet edhe me SHBA që monitoron SPAK+GJKO+BKH..! -21 janari po vjen dhe SPAK ka FRIKË të marr dosjen ndonse e detyron Gjykata Nd/Kombëtare. -GJKKO po lejon Sb të hedh baltë mbi Ta,DASH,Anglinë,BE..nga ballkoni pa ju trëmbur syri. -NDAJ 90 % E POPULLIT NUK KA MË BESIM TE KJO DREJTËSI SA TË JETË SB I GJALLË DHE BERISHISTËT B..LËPIRËS TË TIJ OLIGARK ME VILA NË ÇDO CEP TË VËNDIT. -Po oresim Ambasadorin e RI AMERIKAN..Ose Sb në burg e sekuestro pasurisë të gjithë politikanve që nga 1992,ose AMERIKA TË SHPALLI DËSHTIMIN E DREJTËSISË NË SHQIPËRI..Dhe nga Shqipëria të IKIN EDHE KËTA QË KAN MBETUR..! -O SOT O KURRË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës