Shtetshkallmuesit

Shtetshkallmuesit

Gjatë protestave në Tiranë

Urrejtjen ndaj së bukurës e kanë në gen, urrejnë ligjet dhe jetën në nji shoqni civile, janë gjithnji në gjendje paraurbane, qytetnimi i tremb dhe nuk e pranojnë, nuk janë në gjendje me krijue asgja të bukur e të qëndrueshme. E kanë tregue me Haxhi Qamilin, Esad Pashën, Enver Hoxhën, Sali Berishën, Ilir Metën se preferojnë djegiet dhe vrasjet mbas shpine, urrejnë drejtësinë dhe janë të pabesë, shiten dhe të shesin, jetojnë të rrethuem me njerëz që janë mish në kërrabë.

Nuk kanë dinjitet dhe janë të privuem prej intelektit, gurët i përdorin për me gjuejt njerzit ose për me ba ndërtime të paligjshme. Janë frikacakë dhe të ligj, qytetnimin e konsiderojnë si dobësi prej të cilit përpiqen me përfitue në çdo formë.

Faik Konica i ka portretizue ma mirë se askush tjetër. Në historinë e Shtetit shqiptar përfaqsojnë nji kapitull paleoantropologjie mbasi janë ma afër austrolopitekut sesa “ homo sapiens”.

Të tillë po i gjen edhe viti 2021 – janë po ata që ishin në 1912, në 1944, në 1997.

Për mos me ndryshue kurrë kanë manipulue edhe vetë sistemin shkollor prej të cilit prodhojnë zemërhandrakë, çdo gja që del prej tyne asht “fake”, rrenën e kanë disiplinë shkencore, grabisin mundin e të tjerëve, janë brejtësat e pasunisë së përbashkët. Madje nuk e kanë aspak idenë e Shtetit.

Për ta edhe ndamja në partina asht thjesht nji mekanizëm lufte. Edhe kur kanë qenë të detyruem me jetue si nji parti e vetme kanë vra e pre njeni-tjetrin njilloj si të ishin dyqind partinash të ndryshme.

Shihni se çka lanë mbas vetes për me kuptue se kush janë: murana vorresh, djegie, mjerim, vorfni, injorancë, frikë, krupë, fanatizëm. Kjo asht esenca e tyne dhe pengojnë këdo që tenton me i hy nji rruge tjetër.

Nuk kanë mirëfilli nji parti, ashtu si disa lloje parazitësh ata kanë të zhvilluem vetëm sistemin tretës, misioni i tyne asht me fundosë Shqipninë. Si kontrapunkt zallamahisë së tyne i ban nji masë e pafund idiotësh që zhgulin qimet e kresë dhe shkepen tue vrritë apo tue qa simbas raset: janë të verbëtit që ndjekin ata prej të cilëve janë qorrue.

*   *   *

Sandër Lleshi bani mirë që dha dorëheqjen prej postit të Ministrit të Brendshëm. Misioni i nji njeriu që impenjohet në politikë përfshin edhe akte të tilla që tregojnë përgjegjshmëri ekstreme. Ata që e sulmuen këto ditë nuk kanë provue me dhanë dorëheqjen as atëherë kur për me mbrojtë aferat korruptive të Ilir Metës vranë në mes të bulevardit ditën për diell katër vetë të pafajshëm dhe pa asnji precedent penal apo kur hodhën në erë 26 të tjerë në Gërdec.

Fakti që janë po ata që sot nxjerrin në sheshe njerëz që kërkojnë me djegë institucionet asht shenj që Edi Rama me strategjinë e mosprekjes së krimit shtetnor që i ka parapri ka dështue totalisht.

Lleshaj bani shumë mirë që u tërhoq, pse tue qenë trup i huej tek ajo mazhorancë, u la menjiherë vetëm, ndërsa deputetët dhe misët e qeverisë u tulatën përpara nji turme së cilës i printe nji drogaxhi dhe nji e mjerë me probleme mendore, me sa duket kushte themelore këto për me qenë prijës të suksesshëm të djegësave të Shqipnisë.

*   *   *

E djathta shqiptare asht e gjunjëzueme para aleancave të familjeve mafioze dhe hëpërhe s’ka shpëtim, bashkejetesa pa kunorë me mrrutën-LSI e ka kthye në nji trust lulelaknash që i ka aksionet zero.

A do të mjaftojnë kësaj here unat e ndezuna në dorë për me shpëtue Berishën, Metën dhe simahorët tjerë? Për si kanë shkue punët duket shumë e vështirë.

Këto netë ata dy po negociojnë me djegie pemësh vitit të ri dhe kazanash plehu paprekshmëninë e tyne dhe të pasunive të paligjshme që kanë akumulue.

Komuniteti ndërkombëtar shumë shpejt do t’ua lagin unat, prandaj le të djegin në nepsin e tyne, në dellin atavik të urrejtjes ndaj çdo gjaje të bukur edhe simbolet e festave të fundvitit, le të sulmojnë edhe zjarrfikësat, madje edhe ambulancat dhe azilet e pleqve po të duen.

Shqipnia që ata djegin nuk asht e Edi Ramës dhe s’do të digjet për me i shpëtue mbrapanicën Berishës, Metës dhe atij tataloshit të Shqupit që i hollohet zani pikërisht atëherë kur duhet me iu trashë.

Sekuestrimi i pasunive të Adriatik Llallës e nji të nesërme arrestimi i shqytarëve tjerë të krimit të organizuem në sistemin e djeshëm të drejtësisë të Metës dhe Berishës, do të jetë kumti se kjo botë po bahet gjithnji e ma e pasigurtë për ta. Asnji prej atyne që mbajnë në dorë çakmakët e turmës s’munden me i rezistue OFL-së, ashtu si prijesat e revoltës nuk mund t’i rezistojnë nji analize toksikologjike apo nji komisioni të shëndetit mendor.

Ajo që po ndodh në Shqipni: SPAK, BKH, OFL, nuk asht meritë e Edi Ramës, i cili asht vite dritë larg të qenit kampion i nji politike transparente dhe me moralitet, gjithë ato hapa të vegjël por kuptimplotë sa me alarmue krimin në politikë e në biznese, janë ba falë ndërkombëtarëve që po udhëheqin reformën në drejtësi dhe indirekt po mbrojnë të ardhmen e Shqipnisë.

Sandër Lleshaj asht njeri me integritet moral dhe me dinjitet të rrallë, të gjitha furdet e mediave-altoparlante të botës së korrupsionit dhe krimit, mëditësit e studiove televizive, si edhe rrugaçat tjerë nuk i afrohen as tek pala e pantallonave. Vizioni i tij i Shtetit përputhet plotsisht me atë të partnerëve tanë ndërkombtar: me ba Shtet domethanë që edhe po iku Sandër Lleshaj prej atij posti, kush të vijë do të vijojë qetsisht të njejtën udhë.

Ma mirë që asht tërheqë, ma mirë asnji kompromis sesa me vijue me çdo kusht. Mos të harrojmë se Lleshajt ende pa u emnue në atë post i asht kërkue nji kompromis nëpërmjet takimesh të mshehta pikërisht prej atij që tashti si skuthë ndezë unat e kësaj proteste. Por loja me zjarrin asht shumë e rrezikshme, shpeshherë digjen pikërisht ata që losin me të.

Shqiptarët kanë rast me pa edhe nji herë të fundit në virtuozizmat e tyne të mbrame shkaktarët e tragjedisë së vitit 1997 dhe kobsjellësit që pasuen.

Starti kësaj here ishte nji ngjarje rastësore, finishi do të jetë nji domosdoshmëni që e ka datën 25 prill. Pjesa ma e madhe e shqiptarëve nuk asht e topitun në tru e në shpirt dhe deri kur do të përpiqeni me marrë pushtetin me dhunë dhe me zjarr do t’ju dënojë me votën e lirë me ndejt larg pushtetit.

Paradoksalisht jeni ju që na dënoni me pasë Edi Ramën e Lali Erin aty ku janë. Fatet tueja janë të pazgjidhshme, si në nji manual dialektike hegeliane ju mbani në jetë njeni-tjetrin dhe kur të mos jeni ma, sigurisht që s’do ta ndiejmë mungesën e asnjenit prej jush./ TemA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptar: 11/12/2020 16:39

    Koment Briljant...nuk ka tjeter fjal. URIME!

    Përgjigju
  • Aqif Capertoni: 11/12/2020 14:06

    I nderuar z. Ndreca, Respekt per shkrimin, jam një lexues i rregullt i „shqiptarja.com“ me pelqenë te lexoj tek „shqiptarja“ dhe shumë rrallë lë ndonj një koment. Më jep një kënaqësi të veçantë kur lexojê të shkruar me Dialekt edhe pse nuk e praktikoj dot (është me të dhënë, jo me të thënê) për këtë arsye ju admiroj. Në një frazë shpreheni, Zitat; ... E.R. me strategjinë e mosprekjes së krimit shtetnor që i ka parapri ka dështuar totalisht. ... Zitati mbyllet. KM i vëndit nuk është Prokuror apo Gjykatës por me Politkën që ka ndjekur për të pastruar Institucionet e Prokurorisë dhe Gjykatave mendoj që është rruga e mirë dhe e vështirë. Jam shumë i bindur qê ashtu si unë edhe Ju dhe shumë e shumë të tjerë do tê shohim dhe ndjejmë ndryshimet. Shumë artikujshkruajtës zitojnë shumë dhe vënd e pa vënd thênje nga shumë njerëz të nderuar nga gjithê hapësira e Botes, kur i lexon eshtê vështirë të kuptohen se çfar duan tê shprehen me zitate të kopjuara, dhe këtu qëndron ndryshimi që Ju keni. Vetëm në një rast keni përmendur te madhin Faik Konica dhe kjo e bënë kête shkrim akoma mê tê bukur duke lexuar ato që Ju mendoni dhe i shprehni në këte Artikull. Me kënaqsi dhe Respekt.

    Përgjigju
  • Llopsi: 11/12/2020 10:56

    Jan shpellarucet e vogjel qe ka pjall

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën