Një shqiptar është arrestuar në Itali nën dyshimin se është kreu i një grupi të trafikut të drogës. Arrestimi i tij është bërë në 22 prill në Ankona. Gjatë kontrollit policor, shqiptarit i janë gjetur dhe sekuestruar gjysmë kg canabis, kokainë, 450 euro dhe një pistoletë kalibri 9 e mbushur me fishekë.
Sipas mediave italiane raportohet se aktiviteti i grupit që ai drejtonte shtrihej në zonën e Ankonas, ku shqiptari fshihej nën masën e një shitësi të makinave të përdorura.
Pistoleta e gjetur në makinën e tij dyshohet të jetë përdorur për kanosje ndaj personave lokalë që blinin drogën nga i arrestuari për ta shitur më pas me pakicë.