DOSJA/ ‘Më dha porosi Artan Lame për 40 mijë euro’, si i gjobisnin 3 të rinjtë bizneset në Tiranë: Një i Bajrave nga Shkodra vendos! Gjykata i lë në burg

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për  Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, Andi Basha e Gëzim Kusi, pjesë e grupit të gjobvënësve të bizneseve që shtireshin si zyrtarë të lartë në Tiranë. Ata ranë në pranga ditën e djeshme për zhvatje të bizneseve. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka siguruar dosjen e tri të rinjve, 21, 18 dhe 19 vjeç të cilët përdornin emrin e kreut të kadastrës, Artan Lames për t’u kamufluar si zyrtarë të lartë.

Në denoncmimin e bërë nga E.Ç., ai shprehet se tre mashtruesit përdornin emrin e Artan Lames dhe se i kërkuan 40 mijë euro. 

Kalllëzuesi thotë se është takuar me Andi Bashën (i arrestuar), i cili i ka thënë se do shkonte ta takonte për porosinë e Tanit për 40 mijë euro. Kur bizneset nuk bindeshin, gjobat merreshin edhe me presion, duke përmendur fisin e Bajrave të Shkodrës.

Bisedat, tri mashtruesit i kryenin në app SnapChat dhe ku përdorej emri i Artan Lames.

"Shko aty dhe fol i qetë, thuaj më ka dërguar Artani për atë porosinë, jam këtu". Andi i thotë sa kam për të marrë, ndërsa Gers Kusi i thotë 40.000 euro. Gersi i përgjigjet që është një i Bajrave nga Shkodra që i vendos. Do ti thotë MRSH-ja. Është shumë killer ai, vë shumë gjoba në Shqipëri. Në bisedë e sipër Andi i thotë po këto shkodranët, Gersi i thotë që 3000 i merr ai që vjen nga 40.000 domethënë Andi. Kallëzuesi thotë se ka pyetur Andin se kush e ka dërguar dhe i ka thënë se Gers Kusin e ka shok por pas këtij është Ergys Ahmetaj. Biseda këto të dokumentara me procesverbalin e kqyrjes së celularit të shtetasit Erlad Çaushi", thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.

Si nisi skema e zhvatjes së biznesit të E.Ç., (SKEMA)

Gjithçka nisi me Florian Gjinin, i cili është i shpallur në kërkim për mashtrim (i përfshirë edhe në gjobvënien në biznesin e Pëllumb Salilllarit.

Floriani, i cili njihej prej 4 muajsh (sipas dëshmisë së Ergys Ahmeta) kishte ardhur në Tiranë dhe ishte takuar fillimisht me këtë të fundit, më pas i kishte shkruar që t’i gjente një person që do i merrte një porosi dhe do ja çonte në vendin ku ndodhej ai, që në këtë rast ishin 40 mijë eurot.

Në këmbim, sipas dëshmisë së Ergysit, Floriani kishte premtuar 500 euro. Këtu nis dhe përfshirja e Gëzim Kusit dhe Andi Bashës. Gëzim Kusi i cili ishte mik me Ergysin nuk e pranoi fillimisht dhe i sugjeroi Andi Bashën, i cili e pranoi ofertën.

Kujtojmë se tre të rinjtë u arrestuan ditën e djeshme. Atyre iu sekuestruan 89 400 euro në banesat e tyre dhe aparatet celularë. I shpallur në kërkim është edhe Florian Gjini i cili ka qenë i përfshirë edhe në mashtrimin e Pëllumb Salillarin.

 

Pjese nga dosja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:01
3 gjobëvënësit në Tiranë përmendën emrin e Bajrave, avokati për Report Tv: Mashtrim i pastër! S’kanë asnjë lidhje

Av. Sokol Tahiraj ka reaguar pasi 3 gjobvënësit përdorën emrin e fisit Bajri. Ai thotë se një gjë e tillë është mashtrim.

“Është një mashtrim i pastër, pasi nuk kanë lidhje shoqërore, farefisnore, apo asnjë lidhje tjetër. Po  përbaltin dhe përdorin mbiemrin e tyre. Kjo pjesë i ngelet hetimit për t’u pasqyruar e vërteta”, tregon avokati.

Ora 14:31
‘Do i jap një kafe dhe 500 euro atij që më kryen porosinë’, Si i bindi ‘shkodrani’ tre të rinjtë të zhvatnin bizneset në Tiranë

1676380816_63e9ef1dc8822299cff85b35e48df95e39fa85106b533.jpg

Së bashku me Ergys Ahmetaj, Andi Basha dhe Gëzim Kusi i shpallur në kërkim për mashtrim është edhe Florian Gjini si bashkëpunëtor i tyre dhe i 3 mashtruesve të tjerë që tentuan të vidhnin në Kamzë Pëllumb Salilllarin. Në dosje përmendet edhe nofka e Florian Gjinit (shkodrani).

Në dëshminë e tij para Gjykatës, 21-vjeçari është shprehur se njihet me Florian Gjinin, pasi ishte takuar me të rastëssisht para 4 muajve në Holandë. Para një javë, Floriani e merr në telefon Ergysin për tu takuar. E më pas ai i shkruan nëse do i gjente ndonjë “taksist” që do i kryente një porosi për llogari të tij dhe t’ja çonte atij aty ku do ishte ai. Floriani i kiste premtuar Ergysit 500 euro. Pas ofertës së Florianit, Ergysi ka pyetur mikun e tij (të arrestuar së bashku me të), Gëzim Kusin dhe e ka pyetur nëse njihte dikë që jetonte pranë zonës ku do gjobisnin në Tiranë. Gëzimi i sugjeron Andi Bashën (i arrestuar bashkë me ta).

Ora 14:15
Si u zbulua grupi i gjobvënësve në Tiranë, biseda: Porosia e Artan Lames! Vendos një i Bajrave, shumë killer ai, vë shumë gjoba në Shqipëri

1676380816_63e9ef1dc8822299cff85b35e48df95e39fa85106b533.jpg

Grupi i gjobvënësve në Tiranë u zbulua nga kallëzimi  Erald Caushit, i cili qëndonte në një kazino në kryeqytet ku punonte menaxher i afërmi i tij. Ai ka rrëfyer takimin me Andi Bashën, një prej të arrestuarve  që i ka thënë në telefon se do të shkonte për të marrë porosinë e Tanit me vlerë 40 mijë euro. Kur nuk i dha detaje dyshoi s kishte rënë pre e mashtrimit'. Andi përfshin edhe një peson tjetër të identifikuar si Gers Kusi që i thotë se është një i Bajrave nga Shkodra që vendos dhe e cilëson si "shumë killer".

"Në bisedat që kanë patur me njëri tjetrin Andi Basha i ka thënë se porosia ishte e Artan Lames dhe për asgjë më tepër. Aty Erald Çaushi ka filluar të dyshoj dhe i ka thnë të shkojnë në zyrë për të marrë lekët, si dhe duke marrë shkas nga ngjarjet që kanë ndodhur dhe ishin transmetuar në media një muaj më parë ka dyshuar se ka rënë pre e mashtrimit. Në këtë moment ka lajmëruar policinë menjëherë, dhe gjatë kohës që qëndronin ka parë se ky person po fshinte bisedat në aplikacionin "Snap chat" dhe ka konstatuar bisedat "Shko aty dhe fol i qetë, thuaj më ka dërguar Artani për atë porosinë, jam këtu tek ". Andi i thotë sa kam për të marrë, ndërsa Gers Kusi i thotë 40.000 euro. Gersi i përgjigjet që është një i Bajrave nga Shkodra që i vendos. Do ti thotë MRSH-ja. Është shumë killer ai, vë shumë gjoba në Shqipëri. Në bisedë e sipër Andi i thotë po këto shkodranët, Gersi i thotë që 3000 i merr ai që vjen nga 40.000 domethënë Andi. Kallëzuesi thotë se ka pyetur Andin se kush e ka dërguar dhe i ka thënë se Gers Kusin e ka shok por pas këtij është Ergys Ahmetaj. Biseda këto të dokumentara me procesverbalin e kqyrjes së celularit të shtetasit Erlad Çaushi", thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/02/2023 01:06

    Mbasi e ben Shkodren si deshen,Bajrat vendosen te provonin nese mund t'ju eci /biznesi/ dhe ne Tirane! Ajo qe me intrigon me teper eshte fakti i perdorimit te emrit te A.Lames.Asnje person qe i ka te gjitha dokumentat e shtetit ne rregull,nuk duhet as te trembet,as te genjehet nga perdorimi i emrave te zyrtareve te larte nga mashtrues e te panjohur.

    Përgjigju
  • Bajric: 14/02/2023 19:27

    Mos more! Paskan perbaltur emrin e nderuar te Bajrave

    Përgjigju
  • Gimi: 14/02/2023 18:34

    Ca Jane keta banda morracakesh ,akoma me banda shqiperia,te Jem nja 2 dit ne vend te edi rames e tua rrjep lekuren ketune fisshkerdhyerve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!