Çështja Gjonaj, Ministri i Rendit raporton në Parlament

TIRANE (3/29/2001) - Ministri i Rendit Publik, Ilir Gjoni, sqaroi te enjten deputetet per incidentin e ndodhur ne burgun e Rreshenit, ku u gjet i vrare Gjon Gjonaj. Z.Gjoni, duke iu pergjigjur pyetjeve te detuteteve Pal Dajçi dhe Genc Pollo, tha ne seance plenare se "nuk mund te thuhet asgje pa perfunduar hetimi i plote per kete çeshtje". Ministri i Rendit u angazhua para deputeteve se pas perfundimit te hetimit te çeshtjen, qe eshte kompetence e organit te prokurorise, ai do te marre masa te tjera per punonjesit e rendit pergjegjes per kete çeshtje. Duke pershkuar ndodhine z.Gjoni tha se, "pas vetvrasjes se Gjonajt ka filluar menjehere hetimi, nga punonjes te Ministrise se Rendit Publik, te Prokurorise dhe instituti i Policise Shkencore. Pas hetimit eshte konstatuar paraprakisht se Gjon Gjonaj eshte vetevrare me nje thike qe e kishte ne vete". Ministri informoi se menjehere pas ketyre konstatimeve eshte bere analiza e ngjarjes dhe eshte konkluduar se ka shkelje te policeve te Laçit dhe Mirdites. Ndersa eshte arrestuar oficeri i rojes, Cub Ahmetaj dhe ka filluar ndaj tij ndjekja penale, si dhe eshte shkarkuar shefi i Komisariatit te Rreshenit. Megjithate konkluzionet e plota per kete çeshtje do te jepen pas perfundimit te plote te hetimit dhe mbi kete baze si Minister i Rendit "do te percaktoj dhe masat per punonjes te tjere te policise qe mund te kene shkelur rregullat e sherbimit", tha ministri Gjoni. Ministri i Rendit ka informuar dhe per ecurine e reformes ne Policine shqiptare duke iu pergjigjur pyetjeve te deputetit Agustin Marku. Ministri Gjoni sqaroi se vazhdon zbatimi i ligjit "Per policine e Shtetit". 47-vjeçari Gjon Gjonaj, i shoqeruar ne polici si menaxher i objekteve te Astrit Bushit qe eshte shpallur ne kerkim per vrasjen e policit te Laçit Altin Balozi, u gjend i vdekur ne te fillim te ketij muaji ne dhomat e paraburgimit te komisaritatit te Rreshenit. Sipas versionit zyrtar te Ministrise se Rendit Publik, Gjonaj ishte vetegoditur me nje thike ne zemer, gje te cilen e vertetonte gjetja prane trupit te tij e nje thike te vogel tip biçak. Ndersa drejtues te Partise Demokratike kane reaguar pas vrasjes se Gjon Gjonaj, anetar i PD rrethi Kurbin. Ata kane hedhur dyshime te shumta mbi kete akt, duke e quajtur ate "nje vrasje dhe jo vetevrasje".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë