Kushtoi 10 milionë euro, Kylian Mbappe blen shtëpinë e Gareth Bale në Madrid! Pishina, fusha futbolli dhe golfi

Kushtoi 10 milionë euro, Kylian Mbappe blen shtëpinë e Gareth Bale në Madrid! Pishina, fusha futbolli dhe golfi

Kylian Mbappe dhe rezidenca luksoze

Kylian Mbappe pritet të shkëlqejë te Real Madridi, teksa u prezantua disa ditë më parë mes 80 mijë tifozëve në "Bernabeu". Tanimë sulmuesi ka zgjedhur edhe banesën e re, që më shumë i ngjan një "pallati mbretëror".

Rezidenca mahnitëse prej 10 milionë eurosh ndodhet në qytetin ekskluziv të La Finca. Godina është vetëm 10 kilometra në veri të qendrës së qytetit të Madridit, duke e bërë atë një bazë ideale për sulmuesin e ri të Realit, me siguri të lartë.

Sipërfaqja e madhe nuk është më pak se mbretërore, teksa ka tetë dhoma gjumi, 11 banja, tarraca të gjera, një dhomë kinemaje, një pishinë dhe një garazh që mund të mbajë deri në gjashtë makina.

Por luksi nuk mbaron brenda mureve. Terrenet jashtë përbëhen nga një shesh lojërash, me një fushë private futbolli, një fushë basketbolli dhe madje edhe një zonë golfi. Të gjitha gjërat luksoze nuk mungojnë në këtë rezidencë, teksa më parë ka qenë pronë e Gareth Bale, ish-lojtari i Real Madrid.

Mbappe iu bashkua kampionëve spanjollë në një transferim "gratis" nga Paris Saint Germain këtë muaj.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë