KAJRO- Në seancën e dytë gjyqësore ndaj Mohamend Morsit për akuzat e spiunazhit, prokurorët gjiptianë kanë akuzuar presidentin e rrëzuar për rrjedhje të informacioneve sekrete të Gardës Revolucionare të Iranit.
Prokurorët pretendojnë se ai dhe 35 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane u përfshinë në një komplotë për të destabilizuar Egjiptin. Edhe kësaj radhe, gjyqi u shty për t’u zhvilluar në 27 shkurt.
Udhëheqësi i rrëzuar islamik po përballet me katër gjyqe të ndara dhe për numër të madh veprash penale të kryera jo vetëm në Egjipt, por edhe jashtë vendit.
Gjyrmët e spiunazhit u hapën më 16 shkurt, në seancën e parafundit gjyqësore, ku Mohamend Morsi doli në një kafaz prej qelqi dhe jo prej hekuri si zakonisht.
Në mënyrë të veçantë, prokurorët egjiptianë e kanë akuzuar Presidentin e rrëzuar nga ushtria për “nxjerrje të të dhënave të një vendi të huaj, rrjedhje të informacionit të klasifikuar të mbrojtjes kombëtare dhe të Gardës Revolucionare të Iranit në mënyrë për të stabilizuar sigurinë dhe stabilitetin e vendit”, shkruan agjendja e lajmeve AFP.
Gjithashtu, Morsi është akuzuar edhe për bashkëpunim në lëvizjen palestineze ‘Hamas’ dhe lëvizjen ‘Hezbollah” të Libanit. Nëse akuzat vërtetohen, ai rrezikon burgim të përjetshëm.
Ish-presidenti Morsi dhe 35 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane janë akuzuar për konspiracion, spiunazh, kryerjen e akteve terroriste brenda vendit, zbulim informacioni të klasifikuar të vendeve të huaja, financim të terrorizmit brenda edhe jashtë Egjiptit”,ka raportuar BBC në seancën e parafundit.
Morsi, i cili u rrëzua nga ushtria në muajin korrik të vitit të kaluar, po gjykohet edhe për përfshirje në vrasjen e protestuesve opozitare në dhjetor të vitit 2012.
Edhe në seancën e së dielës ai ka dalë në një kafaz xhami i papërshkueshëm nga zëri. Gjyqi i 4-të, që nuk është hapur ende, do të jetë për fyerje të gjyqësorit.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com