Policia holandeze ka njoftuar qytetarët e mbledhur pranë Gjykatës Speciale në Hagë për masat e sigurisë që do të zbatohen gjatë shpalljes së vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Sipas raportimit të Kanal 10, efektivët kanë bërë të ditur se do të konfiskohen flamujt me shtiza, shtizat e vendosura në rrugë, si edhe çdo objekt që mund të përdoret për të shkaktuar lëndime gjatë grumbullimeve.
Për këtë arsye, qytetarëve që ndodhen pranë Gjykatës Speciale u është kërkuar të respektojnë masat e vendosura dhe të shmangin vendosjen e flamujve me shtiza apo objekteve të tjera që mund të konsiderohen rrezik për sigurinë.
Lajmi kryesor:
Kosova nuk fle sonte! Prishtina pret në shesh verdiktin për Thaçin, rrugët stolisen me flamuj të UÇK-së! Jehon thirrja: Janë të pafajshëm!









