Dikur urat mbi lumin Lana që shërbenin për të kaluar nga njëra anë e saj, disa ishin të ngushta e disa të tjera të amortizuara.
Si fillim u restauruan dy urat e mëdha, siç janë ajo tek rruga e Elbasanit dhe pranë Drejtorisë së Policisë, të cilat u asfaltuan. Pas tyre u zgjerua ura që lidh zonën pranë Shallvareve me zonën e ish Bllokut.
Më vonë u ndërtua nga e para ura tek ish ekspozita “Shqipëria Sot” dhe vetëm pak kohë më parë u zgjerua ura te ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, siç njihet nga banorët.
Për shkak të mbipopullimit të zonës, një tjetër urë po i shtohet lumit Lanë. Me kërkesë të banorëve, bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e urës pak më përpara urës tek pallati me shigjeta.
Punimet për ndërtimin e kësaj ure pritet të përfundojë pas një muaji. Por pas saj bashkia e Tiranës ka në projekt të ndërtojë dhe dy ura të tjera përgjatë lumit të Lanës: njëra urë do të jetë ndërmjet urës së Taivanit dhe asaj të Drejtorisë së Policisë dhe tjetra pranë ministrisë së Jashtme.
Me kerkese te banoreve i bllokon ky Erjon gru q... rruget e Tirones, sheshin e ka bo si me e pas pronen e gjyshit e blloko sa here ti ngrefet
Përgjigju