Shtohen numri e përdoruesve të drogës në qytetin e Vlorës.

Alarmin për këtë fenomen e jep mjeku toksikolog Aldi Duda. Moshat më të prekura nga ky fenomen janë sidomos moshat e reja nga 16 deri në 25 vjeç.

Por ka dhe raste kur mosha me të mëdha janë përdorues të rregullt dhe të varur nga droga. Sipas mjekut Duda, numri i përdorusve ka pasur një rritje të konsiderueshme sidomos në 5 vitet e fundit.

“Në qoftë se  vitin e kaluar ka pasur 20 raste gjatë gjithë vitit po themi, sepse dhe informmacioni ka qenë i pakët. Nga testi ka dalë në urinë ka dalë  kokainë, lëndë të tjera apo dhe lënë të tjera psh përdorimi i qetësuesve të cilët dihet përsë përdoren në llogjikën tonë të toksikologjisë, përdoren për të qetësuar efektete e forta të drogave. Po ulet pragu, po vjen deri tëk mëmtëmbëshdjeta, nëntëmbëdhjeta, njëzet, nëzet e pesë. Ka dhe mosha edhe më të mëdha” thotë mjeku toksikolog .
 
Në mungesë të drograve të rinjtë marrin preparate qetësuese me sasi të mëdha dhe kjo shpesh ka ndikuar deri në intoksikim dhe për pasojë edhe në fatalitet. Ajo që është alarmante sipas Dudës, është përdorimi I një lloj droge e përzjer me disa përbërës që nuk është para ndonjëherë , gjë e cila po shkatërron të rinjtë.

 Toksikologu Aldi Duda e ka cilësuar shqetësuese faktin e përdorimit të drogërave të cilap po shkatërrojnë shëndetin e të rinjve
“Duken dhe trendet e tjera  në emdi, që është një lëndë kimike që e bëjnë kimistët dhe hidhet në treg. Ajo merret njësoj si kokaina dhe këto janë  shumë të dëmshme  për shëndetin mendor, pasi nuk arrijmë të ndajmë se kur e ka psikozën para apo pas”.
 
Mjeku toksikolog bën apel për gjithë përdoruesit e lëndëve narkotike që të heqin dorë pasi është një substancë që fillimisht të qetëson të sjellë në qejf por në një kohë prej 5 apo 10 vitesh kjo substance të dëmton memorien dhe sjell mjaft dëmtime anësore.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com