Protuesit e Rrjollit ishin më të shumtë në numër këtë të shtunë. Të revoltuar me pretendimin se botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj po u grabit pronat për të ndërtuar një resort të tijin, dhjetëra banorët të fshatit shkodran dhe jo vetëm, thyen xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të kompanisë "Gener 2" në pronësi të Ulajt, si dhe dëmtuan makinat e kompanisë private të sigurisë, "Breçani Security", e cila prej disa ditësh është kontraktuar për ruajten e kantierit.
Banorët e Rrjollit zotohen për të mos hequr dorë nga prona e tyre. Disa ditë më parë, familjes Malaj i është njohur e drejta e pronësisë mbi një sipërfaqe prej 20,700 m², rreth 2.1 hektarë, në fshatin Rrjoll në Velipojë, në një zonë kufitare me vendin po ndërtohet resorti “Blue Borgo”.
Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila pranoi pjesërisht padinë e Nikollë Malajt kundër Agjencisë së Trajtimit të Pronave, një proces gjyqësor i nisur që në vitin 2018 dhe që zgjati 8 vite.
Duke qenë se beteja është fituar për 2.1 hektarë, banorët shpresojnë se do të merret një vendim pozitiv nga Gjykata edhe për zonën ku Ulaj po ndërton. Kjo pasi sipas tyre, Fatmir Shpellzaj, ish-drejtor kadastre dhe eksponent i Partisë së Lirisë, i cili pretendon se zotëron tokën ku Ulaj po ndërton, ka falsifikuar dokumentet për marrjen e saj në pronësi.
Punimet për ndërtimin e “Blu Borgo”-s në një sipërfaqe prej 146 hektarësh, Bashkim Ulaj i nisi në fillim të shkurtit pasi mori lejen e ndërtimit. Projekti parashikon 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, me objekte nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Subjekti zhvillues është shoqëria “ABA Blue Borgo”, me statusin e investitorit strategjik.
lajm në përditësim...
Komente











Bravo
Përgjigju