-
Protesta kundër resortit të Ulajt/ U përplasën fizikisht me punonjësit e ‘Breçani Security’, Policia e Shkodrës arreston 7 persona! Një në hetim
Punimet për ndërtimin e “Blu Borgo”-s në një sipërfaqe prej 146 hektarësh, Bashkim Ulaj i nisi në fillim të shkurtit pasi mori lejen e ndërtimit.
3 Mars, 11:45 -
Takimi i fshehtë me Ulajn, banorja e Rrjollit: Na thirri në zyrë për një ofertë të njëanshme! Duan të na trembin, por rezistenca nuk resht
“Nëse nuk jemi pronarë, pse Ulaj na thirri në zyrë?” Banorja e Rrjollit zbulon takimin ku banorëve iu ofrua një marrëveshje e panegociueshme për 150 dynymë nga botuesi pranë familjes Berisha, ndërkohë që sipërfaqja e ndërtimit është 1500 dynymë.
2 Mars, 20:35 -
Protesta kundër resortit të Ulajt/ U përplasën fizikisht me punonjësit e “Breçani Security”, vetëdorëzohen në polici 11 banorët e shpallur në kërkim
11 banorë të Rrjollit, të cilët ishin në kërkim për përplasjet e dhunshme me policinë dhe rojet private në kantierin ku po ndërtohet resorti i Bashkim Ulajt, u dorëzuan në polici. Në Velipojë, sot punimet vijuan normalisht, por banorët paralajmërojnë se nuk do të ndalen deri sa drejtesia të vendosë për pronat.
2 Mars, 12:03 -
Shtohen protestuesit në Rrjoll, thyejnë xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të ‘Gener 2’! Banorët largojnë nga kantieri rojet private të biznesmenit Bashkim Ulaj (VIDEO)
Banorët e Rrjollit zotohen për të mos hequr dorë nga prona e tyre. Disa ditë më parë, familjes Malaj i është njohur e drejta e pronësisë mbi një sipërfaqe prej 20,700 m², rreth 2.1 hektarë, në fshatin Rrjoll në Velipojë, në një zonë kufitare me vendin po ndërtohet resorti “Blue Borgo”.
28 Shkurt, 11:40 -
Banorët e Rrjollit në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, punonjësi i sigurisë private godet me grusht të riun! 6 të shoqëruar (VIDEO)
Një prej punonjësve të sigurisë private "Breçani Security" të punësuar nga Ulaj, ka qëlluar me grusht një djalë të ri, i cili proteston për të mbrojtur tokën e tij. Ky moment ka tensionuar më tej situatën që ka çuar dhe në përplasjen e banorëve me policinë.
26 Shkurt, 13:37 -
