Shtohen rastet e të prekurve nga fruthi në Maqedoni e Veriut

Shtohen rastet e të prekurve nga fruthi në Maqedoni e Veriut

 100 raste të reja të fruthit janë regjistruar për pothuajse një muaj e gjysmë në Strugë që nga shpallja e epidemisë.

Në fund të marsit numëri i të prekurve ishte vetëm 26, të dhënat më të fundit tregojnë për 119 raste të regjistruara. Në Dibër numri është 31, ndërsa në Ohër 28. Situata problematike duket edhe në Strugën ku ka edhe një numër të madh të mjekëve të infektuar dhe personelit tjetër mjekësor.

"Në Strugë për çdo ditë paraqiten dy deri në tre persona të prekur. Ndësra ët prekurit janë të gjitha moshave. Në Strugë në repartet interne ka punonjës shëndetësor dhe infermiere të prekur. Ndërkohë në repartin kirurgjik janë tetë punonjës shëndetësie të prekur" tha Jovanka Koroveshoska – Qendra e Shëndetit Publik Ohër për Telegraf.

Problem i madh është që në Strugë nuk ka repart infektiv, kështu që të prekurit fillimisht paraqiten ose tek mjekët e familjes ose në reparte spitalore, ku si pasojë infektimi përhapet më shpejtë.

"Javën e fundit kemi dukuri edhe tek nxënësit. Janë paraqitur tek nxënës që janë të vaksinuar, por vaksinimi nuk ofron imunitet solid siç ofron hospitalizimi për fruthin. Nëse hospitalizohen, arrihet imunitet solid i përhershëm"  u shpreh më pas Jovanka Koroveshoska

Koroveshoska shton se me qëllim  pengimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj epidemie nëpër shkolla, janë ndërmarrë masa parandaluese. Është kontrolluar raporti vaksinor i nxënësve ndërsa në shkollat ku ka raste të fruthit është bërë dezinfektim parandalues dhe izolimi i të prekurve. Gjithashtu është vaksinuar një pjesë e madhe e punonjësve mjekësorë, por edhe një pjesë e punonjësve në arsim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza