Shtohen rastet me Covid-19, drejtori i NJVKSH, Halili: Kuksianët shkojnë në Kosovë me pasaportë vaksinimi, brenda vendit nuk aplikohet

Covid-19 po përhapet me shpejtësi edhe në vend njësoj si në gjithë Europën, por ndryshimi është se në Shqipëri nuk respektohet asnjë masë dhe këtë e pranojnë edhe vetën drejtuesit e njësive të kujdesit shëndetësor.

Sipas Drejtorit të Njësisë Vendorë të Kujdesit Shëndetësor Hasan Halili, në Kukës deri më tani  janë aplikuar mbi 30 mijë vaksina. Por pavarësisht mbulesës së mirë vaksinale shihet një tendencë në rritje e infektimeve por që sipas drejtorit Halili.

‘Aktualisht në Kukës janë 82 persona aktiv me covid-19. Situata nuk është e rëndë, është nën kontroll, por rastet e infektimit janë të përditshme. Bëjmë 40 tamponime në ditë dhe 10-15 për qind dalin pozitivë. Është dhe sezoni i gripit, dhe ka një tendencë rritje si të rasteve me covid-19 ashtu edhe të gripit stinor, por situata është nën kontroll. Vaksinimi ka ecur mirë, 30 mijë persona kanë bërë dozën e parë të vaksinës, ose ndryshe 60 për qind e popullsisë’, u shpreh Hasan Halili.

I pyetur nga Report Tv për zbatimin e masave, siç është mbajtja e maskës, ora policore apo grumbullimet, Halili shprehet: ‘Të jemi të sinqertë, ka vend për përmirësim sepse nuk zbatohen si duhet masat dhe kjo shihet dhe në lokale, ndaj u bëj thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen se vetëmbrojtja është arma më e fortë. Pajisja me dokument vaksinimi për lëvizjen e qytetarëve brenda e jashtë vendit është i domosdoshëm, duhet të pajisen të gjithë me pasaportë vaksinimi. Kuksianët sapo dalin në Kosovë paraqesin "green pass" pse nuk duhet ta paraqesin dokumentin edhe në ambiente publike brenda vendit?!’

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

1 Maji, Meta: Shqipëria me pagat me të ulëta në rajon, fuqia punëtore po largohet masivisht

1 Maji, Meta: Shqipëria me pagat me të ulëta në rajon, fuqia punëtore po largohet masivisht