Shtohet anëtari i ri për Reformën
Territoriale, javën tjetër nis puna

Shtohet anëtari i ri për Reformën<br />Territoriale, javën tjetër nis puna
TIRANE- Kuvendi miratoi dje me votat e mazhorancës shtimin e një anëtari në Komisionit për Reformën Territoriale si edhe ngritjen e Komisionit Hetimor për akuzën e implikimit të Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike. Ashtu siç pritej opozita doli kundër këtyre dy qëndrimeve pavarësisht thirrjeve të shpeshta të mazhoracës për tu bashkuar në këtë nismë për të rindarjen administrative të Shqipërisë.

SEANCA
Seanca e djeshme për këto dy pika zgjat për rreth 4 orë deri në orën 12 pas mesnate dhe opozita votoi kundër. Ajo që ra në sy është se PD tani më u bashkua me manzhorancën në aktivitetin parlamentar duke mos bojkotuar më diskutimet dhe votimet por duke zhvilluar një seancë normale, pavarësisht vonesës. Debati i parë u për këto dy pika u fokusua në shtimin e një anëtari në komisionin e posaçëm për reformën parlamentare. Partia Demokratike nga ana e saj nuk pranoi që të bëhej pjesë e komisionit duke u shprehur kundër në diskutime dhe në votime.

Qëndrimi i PD-së për të mos bërë tani këtë reformë doli në momentin kur po mbante fjalën deputeti Ardian Turku i cili theksoi se duhet më shumë kohë për të vendosur bashkëpunimin konsensusl ndërmjet palëve, pra që kjo nismë të shtyhej për nj sesion tjetër parlamentar. “Ju si mazhorancë nuk jeni të besueshëm për ne, nuk mund të ndërtojmë konsensusin me ju. Do t’ju bëj thirrje që të mos e vazhdoni këtë iniciativë tuajën deri në arritjen e një klime për konsensus. Në të kundërt po tregoni se qeverisja e qëndrueshme nuk është prioritet i juaji”,- theksoi deputeti i PD-së.

Por thirrjes për tu bashkuar në këtë nisë iu bashkua edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta i cili në fjalën e tij në emër të grupit parlamentar të LSI-së tha se kjo nismë është e domosdoshme për vendin. “Shqipëria nuk mund të vazhdojë më me 430 kryetarë komunash dhe bashkish, kur Kosova ka vetëm 37, kur Maqedonia ka 70 . Kemi 400 pengesa dhe burokraci për të marrë leje . Prandaj pa dashur për t’u zgjatur nëse ka mundësi për të re􀃀 ektuar do të isha shumë i lumtur si të gjithë deputetët, por për momentin më duket shumë e vështirë që të kapërcehet për disa minuta.

Por unë shpresoj që ta kapërceni këtë hendek gjatë ditëve që vijnë. Por jam i bindur se do të dëgjojmë fjalë të mira nga opozita ashtu sikurse bëri për Kushtetutën që u bojkotua kohë më parë. Shpresoj për re􀃀 ektim për minutat e mbetura”,- tha Meta. Sipas këtij vendimi, anëtari i ri i komisionit do të jetë deputetja Blerina Gjylameti.

Pika tjetër e rendit të ditës, ajo për ngritjen e Komisionit Hetimor përfshiu një debat të ashpër ndërmjet PD-së dhe PS-së. Partia Demokratike nga ana e saj u shpreh kundër propozimit të bërë nga ana e mazhorancës por tha se do të bashkohet me këtë nismë dhe do të hetojë mundësinë e implikimit të FA-ve në trafikun e drogës. Sipas vendimit, komisioni do të përbëhet nga 9 anëtar ku 5 do ti përkasin mazhorancës dhe 4 opozitës. Nga ana e opozitës pjesë e komisionit do të jenë deputetët Oerd Bylykbashi, Voltana Ademi, Gent Strazimiri dhe Alban Zeneli. Nga kahu i mazhorancës do të jenë Xhemal Qefalia, Ermonela Felaj, Silvana Caka, Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi.

Shkrimi u publikua sot 25 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja