Shtrëngata dhe rrufe/ Nesër i gjithë vendi nën pushtetin e shiut

Shtrëngata dhe rrufe/ Nesër i gjithë vendi nën pushtetin e shiut

Në të gjithë vendin mbrëmjen e sotme dhe nesër do të mbizotërojnë reshjet e shiut, teksa në një pjesë të qarqeve duke përfshirë edhe Tiranën kanë filluar. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) thekson se reshjet do të jenë mesatare në gjysmën e qarqeve, ndërsa në gjysmën tjetër priten intensive.

Në Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive, ndërsa po sipas IGJEUM, ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: Në bregdet: 12 / 20 °C, në vendet e ulëta: 12 / 20 °C dhe në vendet malore: 8 / 16 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por pasdite në zonën bregdetare dhe veri-lindore ajo pritet të forcohet. Deri në gjysmën e muajit moti do të jetë i pa qëndrueshëm me vranësira dhe temperaturat do të bien. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja