Giorgio Napolitano, 92 vjeç është shtruar urgjentisht në spitalin e Romës.

Ish presidenti italian Napolitano kishte dhimbje në gjoks këtë pasdite dhe probleme të vazhdueshme me zemrën.

Gjendja e tij po ndiqet me përparësi nga mjeket të cilët e kanë në kujdes ish presidentin Napolitano, raporton La Repubblica.

Napolitano ka qënë presidenti i 11-të i Italisë gjatë periudhës 15 Maj 2006 – 14 Janar 2015. Gjithashtu,  Napolitano ka mbajtur poste të ndryshme politike si Ministër i Brendshëm, Ministër për Koordinimin dhe Mbrojtjes Civile si edhe Kryetar dhe anëtarë i  dhomës së deputetëve.