Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, raportohet se është shtruar në një spital në Meksikë.

Aktualisht nuk dihet cila është arsyeja e shtrimit në spital e 73-vjeçarit.

Shëndeti i tijështë  përkeqësuar gjatë kohës që po ndiqte Forumin Botëror të Biznesit, në Mexico City.

BBC bën me dije Wozniak ka humbur ndjenjat gjatë konferencës së biznesit.

I njohur në botën e teknologjisë si Woz, aI është një veteran i Silicon Valley, dhe bashkëthemelues i Apple me Steve Jobs në 1976.