Shtyhen deri më datën 7 qershor masat kufizuese për të kaluar drejt Greqisë, policia kufitare: Lejohet vetëm hyrja punëtorëve sezonal

Shtyhen deri më datën 7 qershor masat kufizuese për të kaluar drejt Greqisë, policia kufitare: Lejohet vetëm hyrja punëtorëve sezonal

Pika kufitare Kapshticë

Një vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID, autoritet greke njoftojnë palën shqiptare se regjimi i hyrje-daljeve të shtetasve, nuk do të ndryshojë deri në datën 07.06.2021.

Në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t'i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona, të cilët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Siç njofton drejtoria e Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!