Ligji nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, që ndryshohet meklëtë rast, synon përfundimin e procedurave ligjore të kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore përfituesve, të cilët nuk kanë bërë kalimin në pronësi.
Procesi i plotësimit të dokumentacionit të pronësisë mbi tokën bujqësore, për territoret e ish-ndërmarrjeve bujqësore kryhet nga bashkitë. Për rastet kur komisioni i ndarjes së tokës, ka ndarë tokën bujqësore, por nuk ka plotësuar aktet e marrjes së tokës në pronësi, ligji ngarkon kryetarët e bashkive, t’i plotësojnë ato, në përputhje me kriteret dhe procedurën e përcaktuar në këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.