Shtyhet ceremonia e rivarrimit të
eshtrave të Isa Boletinit, shkak moti

Shtyhet ceremonia e rivarrimit të<br />eshtrave të Isa Boletinit, shkak moti
Këshilli Organizativ për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini propozon shtyrjen për në 30 qershor 2015 të ceremonisë së rivarrimit, për shkak të kushteve të papërshtatshme klimaterike.

Sipas mediave kosovare këshilli i kryesuar nga ministri i FSK-së Haki Demolli, në takimin e mbajtur më 30 dhjetor 2014, ka arritur në përfundimin se data e paralajmëruar për 16 janar 2015 duhet të shtyhet për një datë tjetër.

Propozimi i Këshillit Organizativ për shtyrjen e datës së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletinit është bërë duke marrë për bazë kushtet jo të mira klimaterike, me borë dhe temperatura të ulëta.

"Është vlerësuar se kushtet e tilla nuk do të lejonin organizimin dhe mbajtjen e një ceremonie madhështore, siç e meriton heroi ynë kombëtar Isa Boletini", thuhet në një komunikatë lëshuar nga ministria e FSK-së.

Këshilli Organizativ propozimin e vet, që data e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit të jetë më 30 qershor 2015, ia ka përcjellë Qeverisë, e cila do të vlerësojë kushtet për caktimin e datës së re të mbajtjes së ceremonisë. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf