TIRANE- Seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në ngarkim të Ilir Xhakjes, si të akuzuarin kryesor për ekzekutimin e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, është shtyrë sërish.
Efektivi i policisë, Kastriot Gosturani, i cili shoqëronte kryekomisarin ditën e vrasjes në Katund Sukth të Durrësit, nuk ka pranuar që të japë dëshminë e tij.
Gosturani dhe ish-shoferi i Tahirajt, Fatmir Hoxha janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit me nga 8 muaj burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kryekomisari i Shijakut, Adem Tahiraj, ndërroi jetë më 13 shtatorin e vitit të kaluar, pasi u qëllua për vdekje nga Ilir Xhakja.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com