Gjyqi ndaj lidershipit dhe anëtarëve të Agimit të Artë, i cili filloi mëngjesin e së hënës në Athinë, u shty për në 7 maj, për shkak të raportimeve për sulme ndaj dëshmitarëve.
Avokati i njërit prej 69 të pandehurve mungonte, ndërsa edhe lideri i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos dhe shumë anëtarë të grupit parlamentar të kësaj partie nuk u paraqitën në sallën speciale në burgun e Koridallosë.
Gazetarët raportuan se dëshmitarët e vrasjes së Pavlos Fyssas - muzikantit antifashist të vrarë nga neonazistët në vitin 2013 - u sulmuan nga mbështetësit e Agimit të Artë, para se ata të arrinin në burgun e Koridallosë. Detajet e incidentit nuk u bënë publike, por ndërkohë u njoftua policia, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Procesi, nisja e të cilit përkon me ditën e lindjes së Adolf Hitlerit, konsiderohet i paprecedent në historinë Europiane. Për të parën herë pas Luftës së Dytë Botërore ulet në bangën e të akuzuarve një parti politike parlamentare.
Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat e krijimit dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale. Gjyqi, që pritet të zgjasë rreth një vit dhe po zhvillohet në burgun e Koridalosit. Banorët e zonës përreth burgut të Koridalosit janë kundër këtij procesi.
Sipas tyre, masat e larta të sigurisë do të krijojnë probleme me procesin mësimor në 11 shkollat e zonës, ku ka nisur sezoni i provimeve. Ndaj ekziston mundësia që pas leximit të aktakuzës, gjyqi të ndërpritet për të rinisur në fund të këtij sezoni.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com