TIRANE - Shtyhet seanca e parë në Gjykatën e Lartë në lidhje me padinë për shpifje të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Shkak për këtë është bërë mungesa e deputetit Edi Paloka në sallën e gjyqit. Ndërsa la ambientet e Gjykatës së Lartë, ministri Tahiri u shpreh me nota dyshuese për argumentin e paraqitur nga zoti Paloka se nuk kishte marrë njoftim për zhvillimin e seancës këtë të hënë.
Ministri tha se përmes padisë së tij synon t’i japë mundësi deputetit Paloka që të vërtetojë akuzat e ngritura ndaj tij se ka lidhje me botën e krimit, e konkretisht me Emiljano Shullazin, i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Tahiri deklaroi se nuk ka asnjë mundësi pajtimi mes tij e Palokës, ndërsa referuar sistemit të drejtësisë ai risolli shembullin personal kur gjatë periudhës së opozitës është dënuar nga padit e familjes Berisha.
/Shqiptarja.com

VIDEO