Reshjet e dendura të shiut janë bërë shkak i ndërprerjes së ndeshjes mes Lacios dhe Odinezes.Ndeshja ishte e planifikuar të luaj në orën 15:00, por ka qenë e pamundur pasi ujë ka përmbytur “Olimpikon”.
/Shqiptarja.com
Mediat italiane raportojnë se stadiumi është i përmbytur, ndërsa ka qenë dhe vetë arbitri që ka kontrolluar fushën dhe vendosi që ndeshja të shtyhet pasi ishte e pamundur për shkak të prezencës së madhe të ujit në fushën e blertë.
(Pamje brenda stadiumit ku do luhej ndeshja mes Lacios dhe Udineses)
Ndeshja pritet të nis në orët në vazhdim, por ende nuk ka asnjë informacion se në çfarë ore pritet të fillojë takimi mes Lacios dhe Odinezes.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com








