Lajme të mira në horizont për Tiranën dhe Partizanin, dy skuadrat kryeqytetase që marrin pjesë në Kupat e Europës. FSHF dhe shoqëria që menaxhon stadiunmin ‘Air Albania’ kanë vendosur që mbiellja e barit të shtyhet për një moment tjetër, me qëllim që Tirana dhe Partizani të kenë mbështetje sa më të madhe të tifozërive për ndeshjet e Europës. Për rrjedhojë të dy klubet kanë bërë një kërkesë në UEFA për ndryshimin e stadiumit në ndeshjet e kthimit.
Sinjalet për një prapakthehu të FSHF-së dhe shoqërisë që menaxhon stadiumin e dha një ditë më parë edhe trajneri i Tiranës Orges Shehi në një intervistë për Report TV.
“Ne do donim që ndeshjet tona t’i luanim në Air Albania sepse ai është stadium me kushte moderne, i denjë për një ndeshje Championsi.Ne aty ndjehemi sin ë shtëpinë tonë dhe shpresoj që ndeshjen e kthimit ta luajmë aty,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Më 12 korrik Tirana luan ndeshjet e kthimit kundër Dudelange për turin e parë të Champions League, ndërsa Partizani më 14 korrik pret Saburtalo-n për turin e parë të Conference League. Deri këtë të enjte, edhe në faqen e UEFA-s, këto dy sfida janë caktuar të luhen në ‘Elbasan Arena’.