Shtyhet mbledhja e KLP për pikëzimin kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm! Balla: Anëtarët duan më shumë kohë

TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shtyrë pasi është kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kandidaturat për kryeprokuror. Mbledhja ka zgjatur vetëm pak minuta. Pas përfundimit të mbledhjes nënkryetari i KLP Alfred Balla u shpreh se shtyrja është një procedurë normale ndërkohë që deklaroi se tashmë janë drejt përfundimit edhe procedurat e ankimimit për kandidatët e SPAK, dhe do të jetë këshilli që do të vendosë nëse ai do të jetë funksionalë me më pas se 10 anëtarë.

"Shtyrja është një procedurë normale. U kërkua nga disa anëtarë që të njihen me kandidaturat dhe të kenë disa materiale shtesë. Në draft kemi pikëzuar rregulloren tonë.  Është përcaktuar që kriteret për Prokuror të përgjithshëm bëjnë fjalë për formimin profesionale, kriteret morale. Jemi në pritje të mbarimit të procedurave të ankimimit për dy kandidatë të SPAK. Është Këshilli që do vendosë nëse do fillojmë me 10 apo me më pak se 10. Brenda muajit tetor mund të kemi një vendimmarrje", u shpreh Balla

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se kandidatët në garë do të renditen nga 40 deri në 100 pikë për të kuptuar se cila është figura më e përshtatshme për këtë post. Në garë për postin e kryeprokurorit, janë kryeprokurorja aktuale Arta Marku, Olsjan Çelaj dhe Fatjona Memçaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë