Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri. Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë ndërkohë që informon qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqëndruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara.
Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ditën e sotme pritej që të vinin në vend mbi 15 mijë doza vaksinash nga Pfizer. Gjithashtu pritet që në 10 ditëshin e parë të Marsit, të ketë një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in, ku janë planifikuar rreth 14,400 doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare.
-
Dale sa të vijë Lartmadhnia Edia Rama nga Belgjika, nuk vijnë vaksinat pa qenë ai këtu.
Përgjigju -
Domosdo do shtyheshin. Rama eshte ne Bruksel, neser sapo te vije do sjelle dhe vaksinat. Nje rruge e dy pune.
Përgjigju











Komente
Komento