Superliga shqiptare e futbollit nuk do fillojë në 19 gusht, por një javë më pas në 26 gusht. Gjithçka vjen pas kërkesës së shtatë klubeve për spostimin e nisjes së edicionit 2023-24. Ka qenë FSHF që ka njoftuar vendimin, kjo pas miratimit nga Komiteti Ekzekutiv.

Sezoni i ri futbollistik ishte planifikuar të niste më datë 19 gusht ndërkohë që pas kërkesës së mazhorancës së klubeve për spostimin e nisjes së aktivitetit me një javë, e cila është marrë në shqyrtim nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, është spotuar për më datë 26 gusht 2023 kur do të zhvillohet dhe java e parë. Lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet pjesëmarrëse në Superiore.

Kujtojmë se sezoni i ri i elitës së vendit do ketë 36 javë, ndërsa pas tyre katër skuadrat e renditura të parat do zhvillojnë "Final 4" për të mësuar edhe skuadrën kampione të vendit.