Shtyhet me një muaj fikja e sinjalit analog, dixhitalizimi në 1 Tetor

TIRANE-Sinjali analog nuk do të fiket në 1 shtator. Autoriteti i Medieve Audiovizive ka vendosur që të shtyjë me një muaj fikjen e sinjalit analog. Kryetari i AMA-s Gentian Sala u shpreh mesditën e sotme në një deklaratë për mediat se mbyllja e analogut për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën do të bëhet në datë 1 Tetor. Sala u shpreh se vendimi për të shtyrë me një muaj dixhitalimin u mor pas sondazhit që u bë dhe nga ku rezultoi se një numër i konsiderueshëm qytetarësh shohin ende transmetime analoge.

Ai shtoi se AMA nuk mund të identifikojë sasinë e dekoderave të disponueshëm në treg me qëllim plotësimin e nevojave të popullsisë e cila ende nuk është pajisur me dekoder, pasi operatorët ekonomikë në treg nuk i kanë vendosur në dispozicion informacionin, po ashtu informacioni i sjellë nga Drejtoria e Doganave nuk konsiderohet i plotë. Për këto arsye, pra për të shmangur sërish konfuzionin, AMA vendosi shtyrjen sërish të afatit, ndërsa ka lënë disa porosi.

"Nga sondazhi ka rezultuar se shumë qytetarë shohin ende transmetimet analoge. Në qarqet Tiranë dhe Durrës në unanimitet AMA ka vendosur që të shtyjë afatin për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën për mbylljen e analogut për 30 ditë. Operatorët të japin informacion për dekoderat. Operatorët kombëtarë qe ende nuk mbulojnë me sinjal të marrin masa për infrastrukturën dixhitale.  Bordi i AMA-s vlerëson se shtyrja me katër javë u krijon mundësi qytetarëve të marrin masa që të përfitojnë nga shërbimet audiovizive dhe do tu jepet mundësia operatorëve të realiziojnë në mënyrë sa më profesionale shitjen kundrejt qytetarëve" deklaroi Sala.

Kështu nga 1 Tetori i këtij viti, merr fund epoka e transmetimeve televizive në analog, të cilat do të kalojnë në transmetimin numerik. Kalimi në sistemin numerik ishte parashikuar në 1 shtator të vitit të kaluar, por Autoriteti i Mediave Audiovizive nisur nga pyetjet, telefonatat dhe komentet e shumta pas problemit dhe konfuzionit që u krijua me fikjen e sistemit analog dhe kalimit në dixhital, por që u rindez dhe u shty për në 15 janar të 2019, e shtyri sërish për në 1 shtator. Ndërkohë që tashmë e ka shtyrë sërish për herë të tretë.  Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetimet televizive përmes teknologjisë analoge, para datës 1 tetor 2019 duhet të pajisen me dekoder dixhital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi. 

Deklarata e plotë e kreut të AMA-s
Bordi drejtues i Autoritetit të Mediave Audiovizive u mblodh sot, me datë 29.08.2019 dhe trajtoi si një ndër cështjet kryesore ecurinë e procesit të Digjitalizimit në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë. Në kuadër të vlerësimit dhe analizimit të situatës në lidhje me informimin e qytetarëve për procesin e digjitalizimit si dhe paisjen e tyre me dekodera, AMA ka kryer sondazhe periodike me një kampion prej 1600 të intevistuarish. Nga sondazhet e kryera ka rezultuar se një numër të konsiderueshëm qytetarësh shohin vetëm transmetime analoge.

AMA gjithashtu ka kërkuar informacion nga operatorët ekonomikë në treg lidhur me sasinë e dekoderave që disponojnë. Ky informacion nuk është vënë në dispozicion nga disa operatorë, kryesisht platformat audiovizive të cilat tregtojnë dekodera. Gjithashtu, informacion është kërkuar edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave lidhur me sasinë e dekoderave të importuar në vendin tonë, por informacioni i përcjellë nuk konsiderohet i plotë edhe nga vetë ky autoritet.

Në mungesë të këtyre informacioneve, AMA nuk mund të identifikojë sasinë e dekoderave të disponueshëm në treg me qëllim plotësimin e nevojave të popullsisë e cila ende nuk është paisur me dekoder.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, përcaktimet në Strategjinë për Kalimet në Transmetime Numerike, sipas të cilës transmetimet analoge në një zonë të caktuar mbyllen pasi e gjithë popullsia (ose pjesa më e madhe e saj të jetë paisur me marrës numërikë), dhe referuar rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i RSH, si dhe duke vlerësuar faktin që në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, banon gjysma e popullsisë së vendit dhe impakti i këtij procesi është i ndjeshëm tek shumë qytetarë, Bordi i AMA-s unanimisht vendosi:

1- Shtyrjen e afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë me 30 ditë.

2- Operatorët ekonomike në treg, kryesisht platformat audiovizve të cilët tregtojnë dekodera, të vënë në dispozion të AMA-s informacionin e kërkuar në mënyrë të përsëritur, lidhur me sasinë e dekoderave që disponojnë.

3- Operatorët privatë kombëtare të cilët ende nuk mbulojnë me sinjal numerik zonat urbane (Bashkitë Sarande, Himarë), të marrin masat të menjëhershme për shtrimin e infrastrukturës digjitale edhe në këto zona.

4- T’i drejtohet qeverisë me kërkesën për ngritjen e menjëhershme të Komitetit Ndërinstitucional të punës për ndjekjen e procesit të digjitalizimit, i cili nuk është funksional që prej shtatorit 2017.

Bordi i AMA-s vlerësoi se shtyrja e afatit me 4 javë nga njëra anë do t’u krijojë mundësi qytetarëve të marrin masat e nevojshme në mënyrë që të përfitojnë shërbimin audioviziv dhe nga ana tjetër operatorëve u jepet mundësia të realizojnë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.

Informojmë qytetarët të cilët janë të pajisur me dekoder, se pavarësisht këtij vendimi do të vijojnë të shikojnë programet televizivve në teknologjine numerike, me buqete më të madhe programore falas.

Së fundmi, AMA kërkon mirëkuptimin e qytetarëve tashmë të pajisur me dekodera si dhe të operatorëve audivizivë të cilët kanë përfunduar implementimin e infrastrukturës digjitale dhe kanë dalë me oferta për qytetarët, dhe në veçanti Operatorit Publik Shqiptar, lidhur me këtë vendim.

Gjithashtu i bëjmë thirrje qytetarëve të paisen me dekodera në mënyrë që të përfitojnë shërbimet audiovizive digjitale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Televizjoni: 30/08/2019 14:27

    Blini dekoderat se eshte takse e televizjoznit se nuk i mjaftojne 1200lek te rij qe paguajne qytetaret ne vit

    Përgjigju
  • Diana: 30/08/2019 00:13

    O EDI RAMA,,OR LEGEN MOS GUXO TE NA HEQESH STACIONET SE DO TA HEQIM KOKEN,,,,TI NA KERKON TE BLEJME DEKODERAT E TU,,,PIS NJERI,,,

    Përgjigju
  • Abc: 29/08/2019 14:33

    Mire qe po e heqin sinjalin po keta hajduter japin çfar te duan diçitalbi ka te drejte te te jape me pagese ato stacine qe blen dhe jo ato qe merr pa para dhe i bllokon per ti shitur me para si duket ka blere dhe aman qe nuk e kontrollon beheni si ne kohen e monizmi qe kapnim vetem tiranen

    Përgjigju
  • Aqif Kopertoni: 29/08/2019 14:26

    Se keni 2 vjet që gënjeni, shty e shty kot pa lidhje. Idiotër

    Përgjigju
  • petrit: 29/08/2019 14:23

    Afati I dixhitalizimit u be si telenovele.

    Përgjigju
  • Njoni: 29/08/2019 14:19

    Nuk ecet me të shtyme oooo milet.

    Përgjigju
  • likja: 29/08/2019 13:51

    e shtyjne se duan te shesi digitalbi aparate sa me shume.jo se kane hall tjeter.se po ta hapin ne dt 1 shtator do bien cmimet e aparateve te te gjitha llojeve . ahh ketu cdo gje eshte me te futur

    Përgjigju
    • Emri: 30/08/2019 01:05

      Ti behi me i zgjuar merre tring....

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë