Rreth 170 milionë euro të ardhura nga doganat për Korrikun, rekord historik i të ardhurave në një muaj

Kërkesa për mallrat kryesore të konsumit kanë sjellë rritjen e zhdoganimeve dhe të ardhurave nga doganat për buxhetin e shtetit. Shifrat zyrtare tregojnë se Doganat kanë shënuar një rekord të të ardhurave të mbledhura në një muaj duke ju afruar shifrës 20 miliardë lekë, shuma absolute më e lartë e arritur në historinë e Administratës Doganore në një muaj.

Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në muajin Korrik 2022 të ardhurat u realizuan në masën 19 miliardë e 625 milionë lek. Krahasuar me planin e rishikuar(të rritur) janë realizuar rreth 775 milionë lekë më shumë ndërkohë që krahasuar me Korrik 2021 janë realizuar rreth 2,5 miliardë lek më shumë ose me rritje me rreth 14,4 %.

Ndër arsyet kryesore, vlerësohen rritja e performancës së administratës doganore në shërbim të biznesit dhe qytetarëve, digjitalizimi i shërbimeve dhe rritja e zhdoganimeve të mallrave të akcizës gjatë korrikut kryesisht nga sasia rekord e konsumit të cigareve prej 277 ton, kafesë rreth 600 ton, birrës rreth 12,250 mijë litra etj.

Si periudhë 7 mujore, doganat kanë realizuar 122,7 miliardë lek të ardhura ose rreth 5,5 miliardë lek më shumë se plani i rishikuar. Në krahasim me 7 mujorin 2021 janë realizuar rreth 20,8 miliardë lek më shumë ose rreth 20,4% më shumë.

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!