Shtyhet seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin. Megjjthëse Meta dhe Kryemadhi kërkuan ta zhvillonin procesin pa praninë e avokatëve, mungesa e një anëtari të trupit gjykues Rudina Palloj, bëri që seanca të shtyhet në datë 24 shtator.

Kryetari i trupit gjykues Erjon Bani paralajmëroi avokatin e Metës Bujar Musta, i cili ishte në sallë si publik, se në rast se në seancën e radhës nuk do paraqitën avokatët do nisë aplikimi i gjobave.

“Ç’ është kjo gjykatë i jep fjalën prokurorit dhe nuk i jep të pandehurit. Ky prokuror na ka dhënë 55 fashikuj, na mungojnë mbi 70, mungojnë faqe etj, ai është për burg”, tha Meta.

Lajm në përditësim…

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë