Shtyhet për në 31 korrik afati për
reformën, i jepet kohë opozitës

Shtyhet për në 31 korrik afati për<br />reformën, i jepet kohë opozitës
TIRANE- Kuvendi miratoi dje vendimin i cili shtyn afatin për komisionin parlamentar për reformën administrative. Projektvendimi u miratua në kuvend unanimisht nga deputetët e majtë dhe nga PDIU dhe përcaktoi se ky komision do të ketë jetëgjatësinë deri në datën 31 korrik 2014. Kësisoj ky vendim i miratuar nga Kuvendi i hap rrugë diskutimeve të tjera në komisionin parlamentare.

Skenarët
Shtyrja e afatit të komisionit u bë vetëm një ditë përpara se sa Partia Demokratike të prezantoi variantet e saj për ndarjen territoriale. Konkretisht sot ditën e sotme në orën 10 në ambientet e Akademisë së Arteve do të bëhet prezantimi i katër projekteve të opozitës për ndarjen e re territoriale të Shqipërisë. Pas prezantimit, PD-ja do të zhvilloi edhe konsultimet e fundit në mënyrë që në datën 2 korrik të depozitojë variantin e saj përfundimtarë në Kuvend.

Në këtë mënyrë, shtyrja e afatit bëhet edhe për të rihapur diskutimet pasi në miratimin përfundimtarë, ky komision përcaktoi se në datën 2 korrik do të miratonte variantin përfundimtarë të prezantuar nga qeveria dhe do ta dërgonte për votim në seancë plenare. Por ajo që bie në sy është fakti se të gjitha konsultimet e bëra deri më tani nga qeveria mund të bien poshtë. Tryezat e Ministrisë për Çështjet vendore në qytetet kryesore që preken nga kjo reformë mund të ribëhen sërish por e gjitha varet se si do të shkoi dialogu PD-PS për ndarjen e re të Shqipërisë.

Bled Çuçi dhe Bashkim Fino në qendër të vëmendjes
Ndarja e re territoriale ka futur në ankth partitë politike. Në seancën e djeshme plenare, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi së bashku me kryetarin e komisionit për reformën territoriale, Bashkim Fino ishin në qendër të vëmendjen nga deputetët, kryesisht ato minoritarë. Konkretisht deputeti Andrea Marto kërkoi që të takohen kokë më kokë me Çuçin për të diskutuar për ndarjen e re territoriale dhe sipas të gjitha gjasave, biseda ndërmjet tyre është përqendruar për zonat minoritare.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme