Senaca e radhës paraprake ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe të pandehurve të tjerë, u shty këtë të hënë, dhe u caktua nga Gjykata e Posaçme, që e radhës, të mbahet më 19 janar
Shkak u bë mungesa e avokatëve të Veliajt, dhe fakti që kryebashkiaku nuk u shoqërua në kohë nga paraburgimi i Durrësit për në seancën në Tiranë, e cila ishte caktuar të niste në orën 09.00
Një reagim zyrtar erdhi nga Drejtoria e Burgjeve ku thuhet se mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë.
"Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar", thuhet në reagim.
Erion Veliaj ka kërkuar nga gjykata sigurimin e kushteve për tu njohur fizikisht me dosjen hetimore prej afro 60 mijë faqesh. Kësaj kërkese GJKKO i është përgjigjur se avokatëve të kryebashkiakut i është vënë në dispozicion nëpërmjet avokatëve USB me dosjen hetimore, por Veliaj thotë se nuk mund ta lexojë, pasi në qeli nuk lejohen pajisjet elektronike.
Sakaq, Veliaj në seancën e fundit të zhvilluar më 12 dhjetor, përjashtoi nga mbrojtja e tij avokatin Artan Gjermeni, pasi kërkesa e këtij të fundit drejtuar gjykatës që Veliaj të mos qëndrojë brenda kafazit të qelqtë gjatë seancave, u refuzua.
Rrjedhimisht gjykata i caktoi një avokate kryesisht Valentina Teodoresku, e cila për të përgatitur mbrojtjen duhet të studiojë 60 mijë faqet.
SPAK e akuzon Veliajn për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv e shpërdorim detyre, akuza që kryebashkiaku i ka mohuar, ndërsa procesin e ka vlerësuar të pabazuar në prova.

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pasi në GJKKO u shty seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi ky i fundit nuk u paraqit dhe avokatët pretenduan se furgoni për ta shoqëruar shkoi me vonesë.
Drejtoria e Burgjeve thotë se mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë.
“DEKLARATË PËR SHTYP
Në lidhje me reagimet e publikuara në media mbi pretendimet për moszbatimin e orarit të transferimit të shtetasit E. V drejt GJKKO-së, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se këto pretendime janë të pavërteta.
Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.
Komente










Kjo nuk eshte paaftesi nga burgjet, por shtyrje e organizuar. Duhen hetuar kush i ka dhene urdher te veprojne ne kete form. Me sa duket te gjitha institucionet ne Shqiperi po rebelojne ndaj drejtesise.
Përgjigju