Është shtyrë serish seanca gjyqësore për Izet Haxhinë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka munguar gjyqtari Kujtim Vranici.

Gjykata bën me dije se gjyqtari ka munguar për arsye shëndetësore. Ndërkohë që janë paraqitur në gjyqtarët e tjerë Euron Bani dhe Lazer Sallaku.

Në seancën e sotme ishin parashikuar dëshmitë e Agim Logu, Kleo Murataj, Dem Dollapaj  dje Kujtim Hysa

Seanca e radhës është parashikuar për të premten e javës së ardhshme në datën 11 dhjetor.

Edhe seanca e kaluar ndaj Izet Haxhisë është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës Idajet Beqiri.

Kujtojmë se pas 22 viteve vrasja e deputetit Azem Hajdari është duke u rigjykuar nga e para në dhomën penale në Tiranë. Shkak është bërë kërkesa e Izet Haxhisë.