Në gjykatën e Elbasanit është shtyrë sërish seanca për kërkesën për liri të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit. Tahiri i cili po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Tahiri dërgoi 2 muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.
Korrespondenti i Report Tv Ronaldo Gjoshi raporton se seanca sot është shtyrë pasi është zëvendësuar gjyqtari Elis Dine me Elton Frashëri pasi ishte kërkuar përjashtimi i gjyqtarit Dine. Gjyqtari i ri kërkon kohën për tu njohur me përmbajtjen e dosjes.
Më 4 shkurt të këtij viti, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".