TIRANE- Mazhoranca është tërhequr dje nga memo për miratimin e vakancës së kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizuale. Pavarësisht se në rendin e ditës të publikuar në faqen e Kuvendit kjo pikë ishte e përfshirë, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, mazhoracna vendosi që të mos e përfshi këtë pikë në rendin e ditës të diskutimeve parlamentare.
Konkretisht në axhendën fillestare të lexuar edhe nga vetë kreu i Kuvendit, Ilir Meta u përcaktua se pika e fundit e rendit të ditës ishte çështja e miratimit të memos e cila përcaktonte vakancës e kryetarit të AMA-s. Por kjo gjë mesa duket nuk është bërë nga ana e mazhorancës e cila nuk e hodhi në votim këtë memo.
Mazhoranca miratoi dje me votat e saj edhe ligjin për arsimin e lartë. Ky draft kaloi me 76 vota ku të gjithë deputetët e majtë që ishin të pranishëm në sallë votuan pro saj. Ky ligj prekte arsimin universitar spitalor dhe ishte një nga draftet që ka sjell më shumë debat në komisionet parlamentare. Por këtë debat deputetët e Kuvendit nuk e zhvilluan dje pasi opozita është larguar nga Salla e Kuvendit në momentin kur përfunduan diskutimet për çështjen e drogës.
Por pavarësisht kësaj, deputetët e mazhorancës bënë një prezentin të ligjit të ndryshuar në komisionet parlamentare dhe më pas e hodhën ata në votim.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com